Politika

PD pa para për zgjedhje? Debati në Kuvend, PS: Bojkotuat në 2019, nuk ju takon asnjë fond

Historia e bojkotit të zgjedhjeve lokale të 2019 vijon të përndjekë demokratët.
Në prag të betejës së 14 Majit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i shpërndajë subjekteve garuese 26 miliard lekë të vjetër për fushatë elektorale. Por, vendimi i që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhit morën 4 vite më parë, ka shqetësuar jo pak  demokratët, të cilët duan garanci si do ndahen paratë  e fushatës.
Cila është lista e partive që përfitojnë nga ky buxhet, cilat janë partitë dhe çdo parti sa përfiton nga ku buxhet?”- shtroi pyetjen deputetja Dhurata Cupi.
Janë publike kush ka hyre në zgjedhje kush s’ka hyrë, tani mos fshihemi pas gishtit se e dimë të gjithë kush ka hyrë dhe sa vota ka marrë“- tha deputeti socialist Toni Gogu.

Por, Enkelejd Alibeaj kërkoi që për përllogaritjen e parave për partitë politike të merret për bazë pakti zgjedhor që demokratët  dhe  socialistet bënë në 2020.

Ajo që na takon neve që bojkotuam i bie te jete zero. Neni 180 i kodit zgjedhor e ka korrigjuar atë deformim të zgjedhjeve të 2019 dhe për të përcaktuar cila do jete parti përfituese referimi nuk behet tek 2019 kur ne bojkotuam, por  ne zgjedhjet e 2015-2017“- tha deputeti Enkelejd Alibeaj.

Situata politika sot ka ka ndryshuar dhe  socialistët nuk ndajnë më të njëjtin qëndrim me demokratët.

Ligji në nenin 88 pika 1 e kodit zgjedhor nuk thotë thjesht zgjedhje pararendëse por thotë zgjedhjet me të afërta pararendëse qe ne gjykimin tim se ka lënë KQZ pa mundësi veprimi sa i përket ndarjes se fondeve“- tha Ermonela Felaj.

Topi tashmë është në fushën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili duhet të vendose nëse do amnistojë apo jo opozitarët për “gabimin” e kryetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button