Politika

PD: Projekti i Veliajt, tradhti ndaj qytetarëve

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Gert Bogdani, ka thënë se “projekti i Veliajt për parkun është tradhti ndaj qytetarëve dhe një shkelje e gjithanshme e ligjit”.

“Nuk ka bërë asnjë konsultim publik, ashtu siç e parashikon ligji; Nuk ka një projekt përfundimtar, por një projekt që ndryshon sipas rastit, kundër çdo parimi ligjor; Nuk ka leje mjedisore e as studim mjedisor; Gënjeu kur tha që nuk do të pritet asnjë pemë, sepse pemët u prenë; Gënjeu kur tha nuk do të ketë beton sepse 31 betoniera janë derdhur deri tani mu në zemër të parkut; Gënjeu për lokalin, sepse lokali ishte tenderuar dhe ishte i publikuar në faqen publike të tenderave”, theksoi Bogdani.

“Mashtron njerëzit dhe veten nëse mendon se shkarpat dhe fidanët 500 lekësh që mbjell poshtë e lart me 100 media nga mbrapa, do munden ta mbulojnë shkatërrimin me beton të mushkërisë së vetme të Tiranës. Shkarpat dhe fidanët 500 lekësh as nuk i mbulojnë dot dhe as nuk i zëvendësojnë dot pemët 60-vjeçare dhe natyrën që po masakron! Shkarpat dhe fidanët 500 lekësh nuk do mbulojnë dot as pallatet që do ndërtohen tek Garda e në anë të Universitetit. Sepse është pikërisht për t’i hapur rrugë pallateve brenda parkut që ky i ashtuquajtur “kënd lojrash” kalë troje po hedh beton në zemër të Parkut të Liqenit”, shtoi Bogdani.

“I bëjmë thirrje të përsëritur prokurorisë të veprojë për denoncimet e njëpasnjëshme që janë bërë për këtë çështje nga PD dhe nga qytetarët. I bëjmë thirrje çdo institucioni përgjegjës që të mos bëhet palë në këtë mashtrim antiligjor dhe shkelje flagrante ligji nga të gjitha anët! Rezistenca dhe beteja e qytetarëve të Tiranës për parkun e tyre do të jetë edhe më e fortë dhe më e vendosur. Duke nisur sot, pas pak orësh, në orën 11:00, ku do të bashkohemi për të mbrojtur mushkërinë e qytetit, për të mbrojtur pasurinë e qytetarëve. I bëjmë thirrje çdo qytetari të Tiranës të bashkohet në luftën ndaj kësaj padrejtësie, për fëmijët tanë, për veten tonë, për të ardhmen tonë!”, tha Bogdani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button