Politika

PD: Rama, nxitësi kryesor i korrupsionit

bylykbashi-oerdiNë një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, deputeti Oerd Bylykbashi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si nxitësin kryesor të korrupsionit në vend, dhe kjo për shkak se sipas tij ai nuk zbaton vendimet e gjykatave dhe po synon të shkojë drejt një pushteti absolut, duke kapur çdo institucion të pavarur.

“Të flasë Edi Rama për luftën ndaj korrupsionit është si të flasë Fidel Kastro për demokracinë. Rama është aleati më i mirë sot i korrupsionit, sepse ai nuk zbaton vendimet e gjykatave, sepse ka bërë të paktën 1400 tendera me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë, sepse lejon sarajet pa leje të mikut të tij Kokëdhima dhe prish ndërtimet e fukarenjve”, është shprehur Bylykbashi.

Sipas tij, fakti që Rama është nxitësi kryesor i këtij vesi, mbështetet në argumentet se “kur vota blihet me lekë dhe kur me ligj pushohet hetimi i kësaj çështjeje, atëherë korrupsioni nuk mund të gjejë mik më të mirë se kryeministri i vendit”.

“Korrupsioni nuk ka mik më të mirë se Edi Rama, kur ministri i tij abuzon me çdo aset shtetëror për dasmën e vet dhe kur pranon dhurata luksi, pa deklaruar asnjë prej tyre”, vijoi më tej Bylykbashi, duke iu referuar ministrit të Mirëqenies Sociale e Rinisë, Erion Veliaj, e duke sjellë në vëmendje edhe deklaratën e ambasadorit gjerman, në lidhje me praktikën e vendit të tij, ku “dhuratat s’duhet të jenë më shumë se 25 euro”.

Sipas deputetit Bylykbashi, “korrupsioni ka sot një strehë të sigurt, e ajo është qeveria shqiptare, pasi dhjetra persona me precedentë penalë, trafikantë çnjerëzore, kanë kapur postet kyçe të shtetit”.

Në fund ka përfshirë edhe drejtësinë, që sipas tij “nuk ka mbetur asnjë institucion i pagjunjëzuar që t’i kontrollojë Edi Ramës e ministrave të tij, por edhe zyrtarëve të tjerë, pasurinë e të hetojë korrupsionin e këtyre njerëzve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button