Politika

PD-Ristani: Shqipëria më e pasigurtë, Tahiri të japë dorëheqjen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, në një deklaratë për shtyp tha se Shqipëria sot është më e pasigurtë se më parë. Duke reaguar pas deklaratave të një dite më parë të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, zyrtari i PD-së tha ai ‘gënjeu kur tha se nuk ka lidhje me Emiliano Shullazin. Po ashtu, gënjeu edhe për operacionin për laboratorin e drogës në Xibrakë”.
Arben_Ristani8janar“Ministri gënjen kur thotë se Shqipëria është më e sigurte, kur siguri kanë vetëm kriminelët dhe kur grabitjet, vjedhjet, rrëmbimet, po bëjnë kërdinë”, tha Ristani.
Sipas tij, ministri i Brendshëm duhet të mbajë përgjegjësi për detyrën që ka dhe këtë duhet ta tregojë duke dhënë dorëheqjen. “Të mbash përgjegjësi, do të thotë të japësh dorëheqjen. Partia Demokratike i kërkon ministrit ta mbajë dhe ta ushtrojë këtë përgjegjësi”, përfundoi Ristani deklaratën e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button