Zgjedhjet lokale 2015

PDIU takim në Lezhë, Idrizi: Votoni nr. 34, për të rritur krenarinë dhe dinjitetin kombëtar

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vijoi turin elektoral në Bashkinë e Lezhës, ku u prezantuan kandidatët e PDIU për këshillin bashkiak.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi theksoi në fjalën e tij se, PDIU është një parti mbarëkombëtare, me prezencë në të gjithë Shqipërinë dhe me vokacion kombëtar. Ai u kërkoi votën lezhjanëve për të rritur krenarinë dhe dinjitetin kombëtar, me qëllim që zëri i PDIU-së të fuqizohet si në pushtetin vendor, ashtu edhe në arenën politike qëndrore.

“PDIU e ka sloganin e saj “Unë e dua Shqipërinë të Bashkuar”, sepse ne vërtetë duam që shqiptarët të jenë bashkë, pa dallime nga veriu, nga jugu, që janë të varfër apo të pasur sepse ne në radhë të parë do ta fillojmë zhvillimin tonë nga identiteti, nga dinjiteti, nga krenaria që jemi shqiptarë dhe të duam vetendhe njëri-tjetrin, e pastaj të presim që të na duan të tjerët. Ky është vokacioni i PDIU-së, pjesë e së cilës, ku më shumë se sa këtu në Lezhë, vendin e patriotizmit, ne e kërkojmë që të kemi mbështetjen tonë, më të fortë ashtu siç ne po e marrim çdo ditë. Ju e keni parë dhe vetë, takimet tona janë vërtetë mbresëlënëse. Unë jam vërtet fatlum që udhëheq këtë parti, e cila pritet shkëlqyeshëm në Dibër, në Devoll, në Korçë kudo jo vetëm në ato zona ku ne kemi qenë tradicionalisht shumë të fuqishëm”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU-së kërkoi mbështetje maksimale në zgjedhjet vendore dhe bëri thirrje që të votohet nr. 34, si një mundësi për të ]uar në këshillat bashkiakë ata këshilltarë që do të punojnë për komunitetin dhe kombin. PDIU kandidon në të gjitha bashkitë e vendit për këshilla bashkiakë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button