Kosova

PDK, 40 % përfaqësimi i grave në vendimmarrje

 Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që nga sot të jetë e përfaqësuar me 40 përqind nga gratë në të gjitha organet vendimmarrëse të partisë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se “ka premtuar që roli i gruas në PDK, por në të njëjtën kohë në nivel qendror dhe lokal të jetë edhe më e fuqishme në vendimmarrje”.

 “Nuk duhet të hezitojmë që roli i gruas të jetë edhe më i fuqishëm. Kryesia ka marrë vendim që ta përkrah propozimin tim për gruan”, theksoi Veseli.

I pyetur për riformatimin e Qeverisë, Veseli tha se janë duke punuar për interes të qytetarëve dhe çdo gjë që është në interes për t’ua bërë jetën më të mirë atyre, do ta bëjnë.

Kryesia e PDK ka vendosur gjithashtu që Uran Ismaili të jetë nënkryetar i PDK-së për çështje organizative dhe çështjet e rinisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button