Kosova

PDK këmbëngul, nuk ka seancë pa marrëveshje

pdk-k-euml-mb-euml-ngul-nuk-ka-seanc-euml-pa-marr-euml-veshje_hdNënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, thotë se në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë për seancë të re për konstituivin e Kuvendit, nëse paraprakisht nuk ka marrëveshje.

Sipas tij, për krejt këtë bllokadë dhe mos formim të institucioneve, fajin e kanë partitë e bllokut. Thotë se janë të vetëdijshëm për kompromiset e dialogut, megjithatë ka ftuar liderët e partive tjera që të ulen në tavolinën e dialogut dhe të gjejnë zgjidhje për ngërçin politik dhe formimin e institucioneve.

PDK-ja, sipas tij, është e gatshme që brenda 24 orëve të merret vesh për zgjidhjen e kësaj situate.

Grabovci në një intervistë për KosovaPress, se ata nuk janë të interesuar që të luftojnë ekskluzivisht për pushtet, qysh është kah luftohet nga partitë e bllokut, por thjesht për shtet të fuqishëm dhe institucione demokratike të vendit.

Madje, sipas tij, PDK është e gatshme të bëjë zgjidhje brenda 24 orëve.

“Sa i përket PDK-së, asnjë ditë nuk kishim pasur mungesë të institucioneve, të konstituivit të institucioneve të reja. Mirëpo, fajin duhet kërkuar tek partitë e bllokut që e kanë shkaktuar këtë situatë që është”, thotë Grabovci.

Ai thotë se as që bëhet fjalë për vazhdimin e seancës konstituive nëse nuk ka marrëveshje paraprake.

“Nuk mund të bëhet fjalë për një seancë të re pa një marrëveshje”, tha ai.

Por, pavarësisht se insiston që të ulen liderët e partive politike, Grabovci nuk tregon se çka do t’u ofronin atyre që do të pranin të hynin në koalicion me ta. Mirëpo, thotë se janë të vetëdijshëm se në tavolinën e dialogut ka edhe kompromise.

“Çdo njeri që ulet në tavolinën e bisedimeve është shumë i vetëdijshëm për të gjitha, dhe PDK-ja gjithnjë ka qenë e gatshme të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe normalisht për t’i ballafaquar idetë, qëndrimet, dhe argumentet, ai që ka argumentet me të fuqishme, atëherë pala tjetër duhet të bindet, prandaj edhe ne absolutisht nuk e kemi me shqetësim, absolutisht ai që na ofron argumentet me të forta ne do ta respektojmë, që na bindë që veprimet e tyre janë në interes të qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.

Megjithatë, edhe nëse ulën në tavolinën e bisedimeve për një gjë nuk do të ketë kompromis, për postin e kryeministrit të Kosovës.

Kjo, pasi sipas Grabovcit, kryeministër i ardhshëm do të vazhdoj të jetë Hashim Thaçi dhe është e padiskutueshme, sepse qytetarët e vendit i kanë dhënë besimin për të qeverisure edhe për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Ai me tutje ka shtuar se çdo zgjidhje duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, me vendimin e Gjykatës dhe me vullnetin e qytetarëve të vendit dhe këto janë të paanashkalueshme.

Madje, sipas tij, një njeri që shkel Kushtetutën qysh në seancën e parë konstituive, atëherë si do të dalin para qytetarëve të vendit.

“Si mund të ndodh që të vije një kryetar i Kuvendit apo deputetë të Kuvendit të cilët në seancën e parë konstituive, të bëjnë shkelje të kushtetutës, çka do të bëhet me këtë vend, sa do të kemi ne të drejt të dalim para qytetarëve dhe çka do tu themi”, theksoi Grabovci.

Grabovci në fund ka thënë se ata do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhjen, por se nëse jo, atëherë edhe zgjedhjet nuk do të jenë të paevitueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button