🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,423 ▲1.25%
DOW 45,635 ▲0.93%
NASDAQ 21,149 ▲1.7%
NAFTA 104.33 ▲1.41%
ARI 4,647 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,869 ▼ -0.75% ETH $2,059 ▼ -0.37% XRP $1.3171 ▼ -1.83% SOL $81.0400 ▼ -3.71%
S&P 500 6,423 ▲1.25 % DOW 45,635 ▲0.93 % NASDAQ 21,149 ▲1.7 % NAFTA 104.33 ▲1.41 % ARI 4,647 ▲1.96 % S&P 500 6,423 ▲1.25 % DOW 45,635 ▲0.93 % NASDAQ 21,149 ▲1.7 % NAFTA 104.33 ▲1.41 % ARI 4,647 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

PDK: Nuk heqim dorë nga besimi që kemi marrë për të qeverisur me vendin

pdk-nuk-heqim-dor-euml-nga-besimi-q-euml-kemi-marr-euml-p-euml-r-t-euml-qeverisur-me-vendin_hdKryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Grupi Parlamentar i saj ka rikonfirmuar gatishmërinë e plotë për themelimin e shpejtë të institucioneve shtetërore, në pajtueshmëri me rezultatin zgjedhor, legjitimitetin qytetar dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Me anë të një komunikate, PDK bënë të ditur se kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Grupi Parlamentar i saj edhe një herë shprehin gatishmërinë për bashkëpunim dhe qasje konstruktive në themelimin sa më të shpejtë të institucioneve shtetërore.

“Partia Demokratike e Kosovës siguron anëtarët dhe simpatizantët e vet, si dhe opinionin e gjerë publik, se në asnjë mënyrë nuk do të heq dorë nga besimi që ka marrë për të qeverisur me vendin, përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Për Partinë Demokratike të Kosovës është e papranueshme qasja e atyre që po tentojnë me çdo mjet dhe në mënyrë kundër-kushtetuese, jo-institucionale dhe jo-demokratike të mbajnë peng shtetin, duke bllokuar themelimin e institucioneve demokratike”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Në këtë kontekst, PDK vlerëson se paralajmërimi i vazhdueshëm nga liderët humbës të zgjedhjeve se nuk do të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se do të vazhdojnë me procedura kundër-kushtetuese në Seancën Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës paraqet një shantazh publik dhe shpreh përsëri logjikën kundër-kushtetuese të bllokuesve të themelimit të institucioneve shtetërore.

“Partia Demokratike e Kosovës siguron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nuk do të toleroj tendencat për të abuzuar me shtetin, për të cenuar rendin kushtetues dhe për të shkelur rendin demokratik të vendit tonë, për shkak të ambicieve personale të individëve humbës, të cilët nuk zgjedhin mjete për të marrë pushtetin. Partia Demokratike e Kosovës fton elektoratin e saj, si dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të mos bien pre e provokimeve dhe shantazheve të individëve humbës, por të tregojnë maturi, si dhe gatishmëri e vendosmëri për të mbrojtur vullnetin qytetar, rendin kushtetues dhe rendin demokratik të Republikës së Kosovës”, përfundohet në komunikatën e lëshuar nga PDK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.