Kronika
Pedagogë dhe studentë në pritje të vendimit të Administratives për Kopshtin Botanik, shtyhet seanca gjyqësore
Pas vendimit të 17 qershorit ku qeveria vendosi që të kalojë Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranës, (ishte në pronësi të shtetit), stafi pedagogjik dhe studentë të Universitetit të Tiranës kanë shkuar sot para Gjykatës Administrative ku protestojnë për rikthimin e statusit.
Ndonëse sot ishte përcaktuar që të mbahej seanca në Administrative, ku do të shqyrtohej padia e Universitetit të Tiranës ndaj vendimit, ajo është shtyrë për në datën 29 tetor. Kujtojmë se pas vendimit, reagoi rektori i UT-së Mynyr Koni, i cili theksoi se VKM-ja në fjalë ishte në shkelje të plotë, ndërsa paralajmëroi se do të vazhdonte beteja ligjore.
Kopshti Botanik, është krijuar, menaxhuar prej kohësh nga fakulteti i Shkencave të Natyrës. Ai shfrytësohet nga studentët, por jo vetëm, për mësimdhënie, për kurrikulat, pasi në këtë kopsht janë mbjellë 1400 lloj bimësh. Pedagogët dhe studentët e pranishëm para gjykatës Administrative kanë kërkuar njëzëri se Kopshti Botanik të qëndrojë në pronësi të universitetit.