🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,356 ▲ +0.7% ETH $2,056 ▲ +0.32% XRP $1.3155 ▼ -0.44% SOL $80.9400 ▲ +0.91%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Pelegrinët shqiptarë në Mekë, Hoxholli: Asnjë nuk është përfshirë në aksidentin tragjik

Për besimtarët myslimanë vizita në Mekë është një prej 5 kolonave të fesë islame, e detyrueshme të kryhet njëherë në jetë për ata që kanë mundësi financiare dhe fizike.

Në terminologjinë e fesë islame kjo njihet me termin Haxh. Sikurse edhe vitet e shkuara, për peligrinazh në Mekë këtë vit kanë shkuar një grup besimtarësh myslimanë të udhëhequr nga kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Brucaj.

Mes tyre edhe ish-kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli, i cili nga Meka, gjatë një bashkëbisedimi me Top-Channel ka dhënë detajet se si është duke shkuar pelegrinazhi i këtij grupi shqiptarësh pas lajmit për tragjedinë ku humbën jetën 717 pelegrinë.

“Në bazë të infomacioneve që mblodha menjëherë pas lajmit, rruga e cila kishin marrë shqiptarët, nga Minaja deri tek Xhemeratet, është krejt e ndryshme nga vendi i aksidentit, kjo për faktin se haxhinjtë shqiptarë respektojnë rrugën dhe orarin e caktuar nga organizatorët. Ky është një vit i veçantë pasi prej shumë vitesh patëm harruar të dëgjonim për aksidente të tilla. Shprehim keqardhjen për jetët e humbura dhe njëkohësisht falenderojmë mediat për interesimin ndaj nesh. Shpresojmë që mos kemi asnjë lajm të keq për shqiptarët”, ka thënë Hoxholli.

Hoxholli ka shpjeguar edhe se si po shkon haxhi i pelegrinëve shqiptarë.

“Janë rreth 400 haxhilerë shqiptarë, nga të cilët rreth 320 nga Shqipëria dhe 80 shqiptarë nga Mali i Zi dhe Bosnja. Gjendja e tyre është relativisht e mirë. Kuptohet, këto nuk mund të quhen pushime, ka rite që kërkojnë dhe lodhje fizike, por deri tani të gjithë ndjehen mirë dhe entuziastë për të vazhduar deri në fund. Habitesh se dëshira më e madhe është te mosha më e vjetër për të kryer çdo gjë me përpikmëri edhe në disa rite ku mund të ketë tolerime”, ka saktësuar Hoxholli.

Pjesë e Haxhit është edhe vizita dhe kryerja e ritualit në Arafat, vendin ku u takua profeti Adem me Havanë, madje është edhe vendi ku kanë shkelur të gjithë profetët. Hoxholli tregon ndjesinë që prodhon kjo vizitë.

“Ai vend për mua ishte e veçanta dhe kuptimi i këtij udhëtimi. Aty njeriu bëhet njësh me kohën, historinë, aty ndihesh i privilegjuar nga të gjithë, ndihesh pranë Zotit. Bëja shumë lutje për të gjithë miqtë. Ndjeja që lutja më lehtësonte shpirtin tim, aty sinqerisht ndjeja që njeriu është krijesë sociale, ndjeja sikur lutjet merrnin përgjigje aty për aty. Të ecësh në gjurmët e profetëve, në vendfaljen e Zotit, janë raste që nuk të vijnë shpesh në jetë, ndaj e shfrytëzova mirë dhe lutesha për vendin tim”, është shprehur Hoxholli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.