Pensionistët, dokumentet që duhen për të përfituar faljen e kamatave
Nga skema lehtësuese që është aplikuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përfitojnë tri kategori: pensionistët kryefamiljarë, pensionistët dhe personat me status të veçantë, t[ cilët kanë përfituar në total 3 miliardë lekë nga reduktimi kamatëvonesave për energjinë e papaguar. Janë në total 55 mijë pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuar që janë bërë deri tani pjesë e skemës dhe kanë përfituar reduktimin e kamatave dhe pagesa me këste të ulta mujore për faturat e prapambetura.
Përfituesit kanë lidhur marrëveshje me OSHEE-në që prej hyrjes në fuqi të vendimit të Këshilli Mbikëqyrës të kompanisë. Shifrat bëhen të ditura për “Gazetën Shqiptare” nga burime zyrtare pranë OSHEE-së, sipas të cilave mësohet se është një numër i konsiderueshëm personat që duhet të lidhin kontrata për të përfituar zbritjen e kamatëvonesave. OSHEE bën të ditur listën e dokumenteve që duhet, për të përfituar të gjithë personat që përfshihen në këto tre kategori dhe nuk kanë lidhur ende aktmarrëveshje me operatorin.
SKEMA
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se për të gjithë konsumatorët familjare që mbartin detyrime të papaguara deri në datë 31/ 12/2015 mund të lidhin kontratë me kompaninë për të përfituar nga skema e ripagesës me këste fikse prej lek 2,800. Afati i për të përfituar nga kjo skemë është deri në fund të vitit. Skema e ripagesës së detyrimeve për konsumatorët familjarë parashikon reduktim të kamatëvonesës në masën 70% në rast të pagesës së menjëhershme.
Pjesë tjetër e skemës është reduktimi i kamatëvonesave kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 20 lekë për personat që janë përfitues të ndihmës ekonomike, të cilët do të lidhin rishtazi aktmarrëveshje me shoqërinë për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri 31/12/ 2015. Pagesa është 1200 leke në muaj.
Gjithashtu, abonentët e OSHEE-së që kanë fatura të prapambetura përfitojnë reduktim të kësteve në masën e 1200 lekë në muaj për të gjithë pensionistët, të cilët kanë një aktmarrëveshje aktive me Shoqërinë për ripagesën e detyrimeve të prapambetura dhe reduktimin e vlerës së kamatëvonesës kundrejt pagesës prej 20 lekë në fund 31/12/2016, në rast respektimi të pagesës me këste dhe pagesës së faturave korente brenda afateve të përcaktuara. Skema e ripagesës së detyrimeve për konsumatorët familjarë, pensionistët kryefamiljarë, të cilët përfitojnë ose jo kompensim për faturat e energjisë elektrike dhe nuk kanë AKM deri në datën e 31/12/2015 për detyrimet e papaguara deri në datën 31/12/2015, së bashku me reduktimin e vlerës së kamatëvonesës kundrejt pagesës prej 20 lekësh, marrëveshja mund të lidhet deri në 31 dhjetor të këtij viti.
PENSIONISTËT KRYEFAMILJAR
Skema e “përfitimit të pensionistëve kryefamiljar të cilët te cilët përfitojnë ose jokompensim për faturat e energjisë elektrikë” dhe nuk kanë akm deri në datën e 31/12/2015 për detyrimet e papaguara deri në datën 31/12/2015 se bashku me reduktimin e vlerës së kamate vonesës kundrejt pagesës prej 20 leke ne 31/12/ 2016 ne rast respektimi te pagesës se kësteve dhe pagesës se faturave korrente sipas afateve te përcaktuara.
DOKUMENTACIONI
1. Paraqitja e ID Card dhe Librezës se pensionit
2. Konsumatori duhet të jetë mbajtës se kontratës furnizimit me energji elektrike ose përdorues se pronës për me shumë se 3 muaj nga data e aplikimit për AKM 3. Realizimi i përditësimin e te dhënave te kontratës se furnizimit me Energji Elektrike ( shiko procedurën e Përditësimit)
4. Çertifikatë Familjare – Ky dokument kërkohet më qëllim që të verifikohet që Pensionisti është kryefamiljar dhe datat e shkëputjes nga trungu i familjes i pjesëtareve te tjerë është para datës 01/ 12/2015
5. Paraqitjen e Dokumentacionit që kane përfituar ose jo Kompensim për faturat e Energjisë Elektrike ne muajin e fundit(Dokumentacion nënkuptohet mandati i pagesës nga Institucioni që paguan Kompensimin ose cdo dokument tjetër që ka disponibël pensionisti në lidhje me kompensimin ose jo të faturës së energjisë)
6. Autorizim me shkrim nga mbajtësi i kontratës nësë ky i fundit nuk mund të paraqitet : ID e Autorizuesit dhe e autorizuesit.
PENSIONISTËT
Reduktim te kësteve te aktmarrëveshje ne masën e 1200 leke/muaj për te gjithë pensionistet te cilët kane një aktmarrëveshje aktive me shoqërinë për ri pagesën e detyrimeve te prapambetura dhe reduktimin e vlerës se kamate vonesës kundrejt pagesës prej 20 leke ne fund 31/ 12/2016 ne rast respektimi te pagesës se kësteve dhe pagesës se faturave korrente brenda afateve te përcaktuara.
DOKUMENTACIONI
1. Paraqitja e ID Card dhe Librezës se pensionit
2. Konsumatori duhet të jetë mbajtës se kontratës furnizimit me energji elektrike ose përdorues se pronës për me shumë se 3 muaj nga data e aplikimit për AKM
3. Realizimi i përditësimin e te dhënave te kontratës se furnizimit me Energji Elektrike ( shiko procedurën e Përditësimit)
4. Çertifikatë Familjare – Ky dokument kërkohet më qëllim që të verifikohet që Pensionisti është kryefamiljar dhe datat e shkëputjes nga trungu i familjes i pjesëtareve te tjerë është para datës 01/
12/2015
5. Paraqitjen e Dokumentacionit qe kane përfituar ose jo Kompensim për faturat e Energjisë Elektrike ne muajin e fundit (Dokumentacion nënkuptohet mandati i pagesës nga Institucioni që paguan Kompensimin ose cdo dokument tjetër që ka disponibël pensionisti në lidhje me kompensimin ose jo të faturës së energjisë)
6. Autorizim me shkrim nga mbajtësi i kontratës nësë ky i fundit nuk mund të paraqitet : ID e Autorizuesit dhe ID e të autorizuarit OSHEE Sh.a.