🌫️
Tiranë 16°C · Mjegull 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,659 ▲ +1.07% ETH $2,489 ▲ +0.57% XRP $1.3969 ▲ +0.92% SOL $109.3100 ▼ -0.66%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
10 Tet 2026
Breaking
Politika

“Për Ballukun bëmë gjënë e duhur”, Rama: Nuk ka akuzë për korrupsion! Si t’i kufizohet liria?

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një interivstë për median estoneze Postimees, se për rastin e Belinda Ballukut kanë bërë gjënë e duhur që nuk i hoqën imunitetin.

Ai u shpreh se Prokuroria nuk e akuzon për korrupsion, por për keqmenaxhim të Prokurimeve Publike.

Sipas kryeministrit Rama, nuk mund ti kufizohet liria dikujt vetëm mbi bazën e dyshimeve për diçka që nuk është korrupsion.

“Pretendimet janë të pasakta, por kështu funksionon sot informacioni publik. Sepse, së pari, nuk është rast korrupsioni. Prokurori nuk e akuzon atë për korrupsion. Pra nuk ka akuzë për korrupsion. Bëhet fjalë për keqmenaxhim të prokurimeve publike, që sipas Kodit Penal është shumë larg korrupsionit.

Së dyti, në Shqipëri nuk kemi imunitet ndaj hetimit. Pra, kushdo mund të hetohet. Edhe unë vetë mund të hetohem nga prokurori pa e ditur fare. E vetmja gjë që bën parlamenti është të thotë “po” ose “jo” për kufizimin e lirisë së dikujt. Ne nuk menduam, dhe vazhdoj të mos mendoj, se kjo duhej bërë. Jam gjithnjë e më i bindur se bëmë gjënë e duhur kur thamë: vazhdoni hetimin, por nuk mund t’ia kufizoni lirinë dikujt vetëm mbi bazën e dyshimeve për diçka që nuk është korrupsion”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.