Për listën e votuesve fiktiv, Kasami ju drejtohet të gjithë ambasadorëve në vend
Me një deklaratë drejtuar Telegrafit në Maqedoni Lëvizja Besa njofton se kryetari i tyre Bilall Kasami do t’i njoftojë të gjithë diplomatët në vend lidhur me listën e votuesve fiktiv e përbërë prej 39.502 qytetarëve që mendohet të jenë shqiptarë.
”Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u ka dërguar nga një letër përfaqësive diplomatike perëndimore në Shkup, në të cilat ka shpjeguar se nga kontakti i përditshëm dhe i vazhdueshëm me popullatën, por edhe nga analizat e bëra në atë listë, rezulton se përpilimi i saj ka pasur ndonjë tendencë tjetër, ngase ne kemi gjetur dhjetëra e qindra shembuj me emra të përveçëm që ka vite që nuk kanë dalë nga Maqedonia, që marrin rroga/pensione secilin muaj në këtë vend e që i paguajnë faturat e shpenzimeve mujore.
“Nëse sot fshihen si pa të keq kaq shumë votues, askush nuk garanton që nesër atyre nuk u merret edhe shtetësia dhe braktisen si njerëz pa atdhe”, thuhet mes tjerash, në letrën e dërguar deri tek përfaqësitë diplomatike perëndimore në Shkup nga ana e kryetarit Kasami.” thuhet në komunikatën e dërguar nga Lëvizja Besa.