Përballja Rama-Ristani, shtyhet seanca në Gjykatën e Lartë
Përballja gjyqësore mes Kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani është shtyrë për një moment të dytë, pasi Gjykata e Lartë nuk ka formuar kolegjin penal të çështjes.
Kryeministri Edi Rama ka paditur Arben Ristanin, pas akuzave të këtij të fundit se, ka një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe Emiljano Shullazit, që ky i fundit të kërcënojë kreun e PD-së dhe opozitën.
Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Rama, i cili theksoi se në rast se gjendet vetëm një provë e lidhjes së tij me Shullazin do të jepte dorëheqjen, duke u vënë në dispozicion të drejtësisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.