Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.41 ▲8.12%
ARI 4,736 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,835 ▼ -0.98% ETH $2,185 ▼ -1.29% XRP $1.3262 ▼ -0.47% SOL $81.8500 ▼ -0.5%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.41 ▲8.12 % ARI 4,736 ▼1.08 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.41 ▲8.12 % ARI 4,736 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Përfundojnë hulumtimet në Kalanë e Shkupit, zbulohen 13.400 objekte arkeologjike

Procesi i hulumtimeve arkeologjike në Kalanë e Shkupit tërësisht ka përfunduar dhe aty janë zbuluar mbi 13.400 objekte nga periudha të ndryshme, prej të cilave 4.527 monedha, deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Ministrja Kançeska-Milevska sot e vizitoi lokalitetin arkeologjik të Kalasë dhe bëri kontroll të gjërave në suaza të projektit për punë restauruese-konservatore dhe revitalizim të kalasë së Shkupit Kale, që e realizon Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

“Të gjitha gjërat janë konservuar dhe veçmë janë ndarë në tre vende ku do të ekspozohen  në tre muzeumet e Kalasë. Muzeu i parahistorisë dhe muzeu i periudhës osmane të cilat tërësisht kanë përfunduar, dhe muzeu i periudhës së shekullit të mesëm, i cili është në fazën e ndërtimit”, tha Milevska.

Potencoi se të gjitha tabelat dhe udhërëfyesit veçmë janë bërë dhe pritet pas përfundimit të institucionalizimit të Kalasë së Shkupit Kale të hapen muzeumet të cilat janë në disa kate, dhe ashtu siç tha, vizitorët do të munden ta shohin zhvillimin e të gjitha periudhave kohore dhe gjërat e ekspozuara në kohën nga e cila e kanë prejardhjen.

Revitalizimi i kalasë së Shkupit Kale është projekt i Qeverisë. Në suaza të së cilit nga viti 2007 deri në vitin 2012 vazhdimisht janë kryer hulumtime arkeologjike të tërësishme sistematike në të cilat ka punuar ekipi profesional prej 300 njerëzish nga fusha të ndryshme, si dhe studentë të arkeologjisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.