☁️
Tiranë 27°C · Vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 100.51 ▲2.29%
ARI 4,517 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,297 ▼ -0.31% ETH $2,119 ▼ -0.63% XRP $1.3660 ▼ -0.39% SOL $85.7800 ▲ +0.88%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 100.51 ▲2.29 % ARI 4,517 ▼0.41 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 100.51 ▲2.29 % ARI 4,517 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Bota

Përfundojnë procedurat e dëbimit nga Izraeli, Baki Goxhaj do të kthehet në Shqipëri

Burime nga organizata ligjore izraelite “Adalah” bëjnë me dije se policia kufitare izraelite ka përfunduar procedurat e dëbimit për shtetasin shqiptar Baki Goxhaj.

Sipas të njëjtave burime, Goxhaj pritet të largohet në orët në vijim nga territori i Izraelit, së bashku me dhjetëra persona të tjerë të ndaluar nga autoritetet izraelite. Dëbimi do të kryhet me rrugë ajrore, ndërsa destinacioni i mundshëm raportohet të jetë Turqia.

Po ashtu bëhet e ditur se shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga buxheti i policisë kufitare izraelite.

Baki Goxhaj, u ndalua 2 ditë më parë nga forcat izraelite bashkë me aktivistë të tjerë nga vende të ndryshme, teksa po dërgonin ndihma në Gaza përmes flotës së anijeve ‘Sumud’.

Ndërkohë, Turqia është angazhuar të transportojë aktivistët e ndaluar nga Izraeli. Përmes fluturimeve të posaçme, aktivistët do të transportohen nga Turkish Airlines. Lajmin e konfirmoi ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, i cili saktësoi se qeveria turke do të bëjë të mundur zhvendosjen e aktivistëve turq, por edhe të atyre nga vende të tjera.

“Si pasojë e ndërhyrjes së paligjshme ndaj Flotës Globale ‘Sumud’, po punojmë së bashku me të gjitha institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë që po mbahen dhe kthimin e tyre të sigurt në vend. Me fluturimet e posaçme që do të organizohen sot, planifikojmë të sjellim në Turqi qytetarët tanë, si edhe aktivistë nga vende të treta. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë dhe të përmbushim përgjegjësinë tonë humanitare ndaj civilëve në Gaza, ndërsa do të vijojmë me vendosmëri mbështetjen për popullin palestinez”, shkroi ai.

Sipas “The Jerusalem Post”, aktivistët e ndaluar po transportohen në jug të Izraelit, në aeroportin Ramon. Izraeli ka ndaluar të paktën 40 mjete lundruese, pjesë të flotës humanitare “Sumud”, të hënën në ujërat pranë Qipros. Mes tyre është edhe aktivisti shqiptar Baki Goxhaj.

Në total, raportohet se të paktën 430 aktivistë nga vende të ndryshme të botës janë ndaluar dhe po mbahen nga forcat e sigurisë së Izraelit, të akuzuar për terrorizëm nga ministri Itamar Ben-Gvir. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë ministri ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare, ku zyrtarë dhe institucione kanë dënuar pamjet e publikuara që tregojnë trajtimin e aktivistëve gjatë ndalimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.