Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Rubios: Një vend që s’prodhon ilaçe dhe s’kontrollon emigracionin, s’mund të mbr
Ambasada amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Marco Rubio: “Një vend që nuk mund të mbrojë interesat e tij, nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës”
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë fjalën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili ka theksuar rëndësinë e kapaciteteve të një vendi për të garantuar sigurinë, mbrojtjen e interesave kombëtare dhe mënyrën e jetesës së qytetarëve.
“Një vend që nuk mund të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin apo të ketë qasje në burime jetësore, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës”, është shprehur Rubio.
Mesazhi i sekretarit amerikan të Shtetit, i shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, vë theksin te forcimi i kapaciteteve kombëtare dhe sigurimi i burimeve jetësore si elementë të rëndësishëm për mbrojtjen e interesave dhe sigurisë së një vendi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.