🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 79.51 ▲1.7%
ARI 4,396 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,895 ▼ -0.24% ETH $1,907 ▼ -0.87% XRP $1.0274 ▼ -1.15% SOL $76.6200 ▼ -0.14%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 79.51 ▲1.7 % ARI 4,396 ▼0.09 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 79.51 ▲1.7 % ARI 4,396 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Politika

Ndërtimi pa leje në Porto Palermo, shkrihet IMT. Tavo: Kontrollin e territorit do e marrë IKMT-ja

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka deklaruar se ka vendosur për herë të dytë brenda një viti të shkrijë strukturën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Himarë, pas konstatimit të shkeljeve dhe neglizhencës në ushtrimin e detyrës nga punonjësit e saj. Në një prononcim për mikrofonin e RTSH-së, Tavo tha se vendimi është marrë për shkak të mosveprimit të inspektorëve ndaj ndërtimeve pa leje në territorin e Himarës.

“Për herë të dytë brenda një viti detyrohem ta shkrij IMT-në e Bashkisë Himarë për arsye të neglizhencës së treguar gjatë ushtrimit të detyrës. Detyra primare është mbrojtja e territorit dhe nuk e kanë kryer këtë detyrë”, u shpreh Tavo.

Sipas kryebashkiakut, në territorin e Himarës janë konstatuar ndërtime pa leje gjatë viteve të fundit dhe mosveprimi i strukturave përgjegjëse ka favorizuar vijimin e tyre.

Tavo u ndal konkretisht te një objekti 5-katësh në Porto Palermo, ndërtimi i të cilit sipas tij, është lejuar nga punonjësit e IMT-së.

“Vetë IMT-ja dhe struktura të tjera përgjegjëse kanë lejuar këto ndërtime pa leje. Në këto kushte vendosa ta shkrij Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, sepse për mua kjo strukturë që nuk kryen funksionin që i përcakton ligji është e tepërt për Bashkinë Himarë. Kanë ndërtuar një ndërtim pesëkatësh në Porto Palermo që është totalisht i palejueshëm, ndërkohë që ndalojnë nga ana tjetër fshatarin për të rregulluar gardhin rrethues të shtëpisë së tyre”, tha Tavo.

Ai bëri të ditur se do t’i kërkojë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) të marrë përsipër përkohësisht mbulimin e territorit të Himarës me inspektorët e tij. “Do t’i kërkoj IKMT-së të marrë përsipër mbulimin e territorit të Himarës me inspektorët e vetë, sepse Bashkia Himarë, edhe për mungesë të kapaciteteve njerëzore, ndodhet në një situatë ku jemi të detyruar të marrim punonjës nga jashtë territorit”, tha ai.

Sipas Tavos, struktura e IMT-së në Bashkinë Himarë kishte gjashtë pozicione në organikë, por një prej tyre ishte vakant. Pesë punonjësit që ishin në detyrë janë pezulluar dhe, si rrjedhojë, struktura nuk do të ketë më inspektorë.

“IMT ka gjashtë gjithsej në strukturë, por një ishte pozicion bosh. Pesë punonjës ishin në detyrë në këtë institucion, sot janë pezulluar nga puna dhe nuk mbetet asnjë inspektor dhe shkrihet struktura”, u shpreh kryebashkiaku.

Tavo e cilësoi vendimin si një masë drastike, por të detyruar nga situata që, sipas tij, është konstatuar në terren.

Përveçse përditë kontaktoj drejtuesin e tyre, duke iu thënë çdo ditë të jenë në terren dhe të inspektojnë çdo centimetër tokë dhe të mos lejojnë ndërtime pa leje, nuk e kanë kryer detyrën dhe abuzojnë me detyrën”, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.