🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 79.51 ▲1.7%
ARI 4,396 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,895 ▼ -0.24% ETH $1,907 ▼ -0.87% XRP $1.0274 ▼ -1.15% SOL $76.6200 ▼ -0.14%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 79.51 ▲1.7 % ARI 4,396 ▼0.09 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 79.51 ▲1.7 % ARI 4,396 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Kronika

Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton d

Kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, për të marrë leje dhe për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të nënës së tij është refuzuar për arsye sigurie.

Mësohet se vendimi është marrë pasi Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e sigurisë gjatë shoqërimit të Çapjas jashtë ambienteve të burgut. Varrimi i nënës së Çapjas mbahej sot, në orën 14:00, në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Burgjeve i ka drejtuar një kërkesë Policisë, duke pyetur nëse ajo do të merrte përsipër shoqërimin dhe sigurinë e Çapjas gjatë daljes nga burgu për të marrë pjesë në varrim.

Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, Policia nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës, duke bërë që Çapja të mos mund të merrte pjesë në ceremoninë mortore.

DËNIMI ME BURGIM TË PËRJETSHËM

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli më 19 prill 2023 vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm të Ardian Çopja (Çapja) për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012 si dhe grup të strukturuar kriminal.

Me burgim të përjetshëm u dënuan edhe Florenc Çapja dhe Jorgo Leku (alias Olsi Leka), ndërsa Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani u dënuan me 25 vjet burg dhe Ervis Bardhi me 15 vjet heqje lirie.

Çopja dhe të pandehurit e tjerë u shpallën fajtorë për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve.

Ardjan Çapja dhe anëtarë të familjes së tij janë pjesë e një sërë ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur në Elbasan në 16 vitet e fundit, mes së cilave edhe disa atentate.

ATENTATET NDAJ ARDIAN ÇAPJAS

Emri i Ardian Çapjas është jo pak i njohur për autoritetet shqiptare, ndërsa një prej atentateve më të bujshme ndaj tij ndodhi në vitin 2020, kur u qëllua me snajper pranë banesës së tij në Elbasan.

Ardian Çapja u qëllua me snajper më 8 Qershor 2020 dhe mori një plumb poshtë supit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur Krastë. Ky ishte atentati i tretë ndaj tij. Atentati i parë i është bërë në janar të 2016. Ndërsa atentati i dytë i është bërë në dhjetor të 2017.

Sipas të dhënave të bëra publike në atë kohë, atentatori e kishte mbajtur Çapjan nën vëzhgim dhe kishte zgjedhur një pozicion të përshtatshëm për të qëlluar.

Burimet e kohës dyshonin se snajperisti dhe persona të tjerë të përfshirë në atentat ishin pozicionuar në një servis pranë banesës së Çapjas. Distanca në vijë ajrore mendohej të ishte rreth 150 metra.

Po ashtu, asokohe u raportua se urdhri për ekzekutimin e tij u dha nga Suel Çela, dhe u qëllua nga snajperisti nga Shkodra, Prekë Kodra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.