Përgjysmohen ndëshkimet për administratën, KLSH: Titullarët po rezistojnë ndaj masave
Departamenti i Administratës Publike raportoi në Kuvend se masat disiplinore ndaj administratës janë ulur me 46 për qind gjatë vitit të kaluar krahasuar vitin paraardhës.
Sipas Raportit të DAP mësohet se KLSH ka dhënë 178 masa disiplinore, nga të cilat 55 ishin largim nga shërbimi civil, 60 persona u është mbajtur 1/3 e pagës për 6 muaj rresht, 40 nga këto masa ishin për pezullim i të drejtës për tu ngritur në detyre të paktën për dy vite.. dhe 23 masa ishin vërejtje të thjeshta
Për vitin 2016 DAP sqaron se, janë ulur me 43.3% rastet e masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, janë ulur me 65,1% rastet e masës disiplinore “Mbajtje deri në 1/3 e pagës për një periudhë deri në 6 muaj”. Me ulje 14.8% janë edhe rastet e masës disiplinore “Vërejtje”.
E vetmja masë disiplinore që ka pësuar rritje me 21% është “Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në dy vjet përfshirë rritjen në shkallën e pagës”.
Rënia e masave disiplinore DPA e argumenton me faktin se nëpunësit civilë, janë më të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për të drejtat dhe detyrimet e tyre sipas legjislacionit të nëpunësit civil, si dhe anëtarët e organeve disiplinore (eprorët direkt apo komisionet disiplinore) kanë një njohje më të mirë të procedurës disiplinore, e sidomos anës formale të saj.
Nga ana tjetër Kontrolli i lartë i shtetit për të njëjtin vit njoftoi se ka dhënë 1515 masa disiplinore dhe administrative, nga të cilat 515 masa rezultojnë të pa pranuara ose në nivelin 34% të masave të rekomanduara. Por masat e KLSH përfshijnë edhe pushtetin lokal dhe ndërmarrjet shtetërore të cilat nuk janë nën mbikëqyrjen e DAP.
KLSH raportoi se gjatë vitit 2016 është parë një lloj rezistence në drejtim të dhënies së masave disiplinore nga ana e titullarëve te institucione. Në shumë raste qe masat ti lihen ne kompetence titullarëve te institucionit, kështu 30% e masave të rekomanduara janë në kompetencë të titullarit, por edhe në këtë rast niveli i pranueshme risë është më i ultai në masën 43%.
“Kemi konstatuar se edhe kur masat janë pranuar nga titullarët nuk është vepruar dhe konstatohet nivel i ulet i zbatueshmerise në masën 63%. Nivelin më të lartë të pranueshmerisë dhe zbatueshmerise e kanë masat “pezullim nga e drejta e ngritjes ne detyre”, përkatësisht me një niveli 75% i pranuar dhe nga këto 93% të zbatuara”.