Bota

Përkujtohet 40-vjetori i rënies së Pnom Penit, opozita kërkon zbulimin e së vërtetës për Kmerët e Kuq

Kamboxhia përkujton sot në heshtje 40-vjetorin e marrjes së Pnom Penit nga Kmerët e Kuq, që u konsiderua si mbretëra e terrorit, në ndërkohë që opozita kërkon që e vërteta të dalë në dritë sa më shpejt të jetë e mundur.

zz517“Ne duhet të vëmë drejtësinë në vend për të gjitha viktimat”, deklaroi lideri i opozitës, Sam Rainsy, para qindra qytetarëve që u bënë homazhe dy milion viktimave të regjimit të Kmerëve të Kuq (1975-79).

“Nëse ne nuk kemi bërë asgjë të keqe nuk kemi pse të trembemi nga e vërteta”, shtoi ai në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga partia e tij, në 40-vjetorin e rënies së Pnom Penit në duart e Kmerëve të Kuq, në 17 prill 1975.

Sam Rainsy më pas shkoi në memorialin e Choeung Ek ku mbahen dhe kafkat e viktimave, një vend ky ku ndodhen dhe varret masive të personave të vrarë në këto fusha që gjënden në periferi të Pnom Penit.

Asnjë përfaqësues i qeverisë nuk ishte i pranishëm dhe asnjë përkujtim zyrtar nuk ishte planifikuar.

Kryeministri Hun Sen i cili ka qënë dhe vetë një ish-zyrtar i Kmerëve të Kuq, e kritikon kulturën e përkujtimit të tragjedisë në emër të bashkimit kombëtar dhe e kundërshton hapur atë.

Sot, disa nga ish-krerët e Kmerëve të Kuq gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Luftës, sigurisht me përjashtim të Pol Potit, i cili vdiq para se të merrte dënimin e merituar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button