Amerika

Përmbytje në Oklahoma dhe Teksas, tre të vdekur

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet në SHBA jugore. Dy persona u vranë në një aksident në Oklahoma, dhe një burrë humbi jetën në San Marcos të Teksasit.

Disa zona kanë pasur një rënie prej 25 cm shi gjatë 24 orëve, ndërsa parashikimet thonë se rreshjet do vijojnë. Tetë persona, përfshi dhe dy fëmijë, janë raportuar të humbur përgjatë lumit Blanco në Teksas, thonë mediat lokale.

Jonathan McComb ndodhej në shtëpin e tij Wimberly bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, kur u rrëmbenë nga rrjedha e ujit. Vetë z. McComb është në spital i plagosur rëndë, ndërsa familja e tij nuk është gjetur ende. Edhe pesë persona të tjerë raportohen të jenë marrë nga rrjedhja e ujit nga përmbytjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button