Politika

Përmbytjet-Basha: Dëmshpërblimi i qeverisë dhe ndihma shoqërore janë jetike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar të shtohen përpjekjet për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave te përmbytura dhe ka bërë thirrje njerëzve të solidarizohen.

permbytje3Kryetari i PD-së, Basha, nëpërmjet një postimi sot në rrjetin social u bën thirrje shqiptarëve që të shtojnë përpjekjet për të ndihmuar banorët në zonat e përmbytura. “Duhet të shtojmë perpjekjet për përballimin e përmbytjes dhe pasojave te saj. Humbjet kanë qenë të medha. Kam parë dhjetëra shtëpi të dala jashtë përdorimit që do duhen muaj t’ju dalë lagështira. Ka dëmtime masive të orendive, të prodhimeve dhe të gjëse së gjallë. Për familjen e thjeshtë shqiptare kjo ështe një humbje e madhe. Dëmshpërblimet e shtetit dhe ndihmat e shoqërise jane jetike per rimëkëmbjen e situatës. Te gjitha deget e PD-se janë në shërbim te njerëzve. Solidariteti është një vlerë që tek shqiptari nuk shuhet kurrë”, shkruan Basha.

Basha i bën thirrje simpatizanteve të PD-së të japin ndihmën e tyre në këto ditë të vështira. “I ftojme te solidarizohen mbështetësit dhe simpatizantet tanë, të gjithë ata që kanë mundësi te japin ndihmën e tyre sado modeste. Falenderoj anëtaret e grupit parlamentar demokrat, Forumin Rinor të Partise Demokratike, Lidhjen Demokratike te Gruas, për ndihmat për banorët e zonave te përmbytura”, shkruan Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button