🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,823 ▲ +0.82% ETH $2,006 ▲ +0.77% XRP $1.3362 ▲ +0.45% SOL $82.8000 ▲ +0.13%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Përmbytjet në Lezhë, Tahiri mbledh Shtabin e Emergjencave

shkolla-sabaudin-gabrani-tirane-2Foto-A-300x200Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka mbledhur paraditen e sotme Shtabin e Emergjencave në Prefekturën e Lezhës, lidhur me masat e marra në përballimin e situatës së përmbytjeve në këtë qark, si pasojë e reshjeve të dendura të një dite më parë, ku u regjistruan dhe tre viktima.

Ministri urdhëroi ngritjen e Shtabeve të Emergjencës në zonat problematike.
Gjithashtu, në Lezhë ndodhet dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila tha se forcat e ushtrisë janë të angazhuara në këtë qark dhe në komunën Kolsh, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur më rëndë nga përmbytjet.shkolla sabaudin gabrani tirane Foto A

Sipas Kodhelit, Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Ajo bëri të ditur gjithashtu se trupat e ushtrisë kanë ndërhyrë dhe në qytetin e Tiranës, për shpëtimin e arkivit të sigurimeve shoqërore në komunën Tapizë.

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë thuajse gjithë vendin pasditen e së martës, goditën më rëndë qarkun e Lezhës, ku sipas të dhënave vetëm në harkun e dy orëve ranë rreth 130 milimetra shi, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, madje dhe viktima. Forca të ushtrisë, të trupave xhenjere dhe zjarrfikëse kanë qënë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone.
Pas gjendjes së krijuar, nën drejtimin e zv/kryeministrit Niko Peleshi u mblodh grupi koordinator në Kryeministri, për të ndjekur situatën në mënyrë të vazhdueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.