Politika

Përpjekjet për konsensus, Lu e Vlahutin takojnë Xhafajn

Ndërkombëtarët po vazhdojnë përpjekjet e tyre për gjetjen e konsensusit në lidhje me reformën në drejtësi. Ambasadori amerikan Donald Lu është takuar sot në selinë e Kryesisë së Kuvendit me deputetin Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi.

Xhafaj është takuar gjithashu edhe me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin. Nga takimi nuk bëhen të ditura detaje, por gjithçka është duke u zhvilluar në një moment kulminant për çështjen e reformës.

Pas takimit me kreun e opozitës, kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste në “Top Story” deklaroi se të martën mazhoranca do të dërgonte në Kuvend për procedura draftin e reformës për drejtësi. Por kjo gjë nuk ndodhi dhe duket se në këtë pikë kanë ndërhyrë ndërkombëtarët, që po përpiqen deri në minutën e fundit për të arritur një konsensus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button