Politika

Përplasja/ Beteja midis Karabinës dhe Ndrecës, përfundon me fitoren e sekretarit të MAS

Kërkesa e ministres së Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina, për shkarkimin e Plarent Ndrecës, Sekretar i Përgjithshëm të MAS, është refuzuar nga Komisioni i Përzgjedhjes së Trupës Drejtuese në këtë ministri.

Komisioni argumentoi se refuzimi erdhi pasi urdhri s’ishte mbështetur në prova.

BETEJA

Ministrja e Arsimit Mirela Karabina prej disa ditësh  ka hyrë në një betejë të hapur me sekretarin e përgjithshëm Plarent Ndreca.

Karabina ka firmosur shkarkimin e tij, mirëpo për Ndrecën kjo është një çmenduri juridike.

“Është një çmenduri juridike në shpërdorim të pastër të detyrës nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit. Trillim i pastër i faktit që unë jam në procedim penal.

Nuk ka asnjë procedim penal ndaj meje. Ministrja e Arsimit nuk ka asnjë kompetencë pezullimi për sekretarin e përgjithshëm të MAS. Unë jam në detyrë e do të vijoj të jem në detyrë pa asnjë lëkundje në mbrojtje të institucionit ku unë punoj”, – u shpreh dje Ndreca.

Ndërkaq sot ai ka publikuar dhe dokumentet që tregojnë se Ministrja nuk ka zbatuar as kërkesat e ligjit për shkarkimet. Ai sqaron se shkarkimi i sekretarit nuk është tagri i Ministres.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit ka një përgjigje edhe për akuzat e ish-kryeministrit Berisha ku thoshte se ka qenë pikërisht Ndreca që ka shpërndarë tezat e provimit të Gjuhë-Letërsisë.

“As nuk e kam lexuar fare, po broçkulla siç i bën ai janë”, tha Plarent Ndreca

Gjithashtu ministrja Mirela Karabina ka bërë edhe një denoncim për të në Prokurori me akuzën “goditje për shkak të detyrës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button