Përplasje e ashpër në Ferma VIP 3, Blerina “shpërthen” ndaj Akilit, debat i nxehtë për “nivelin” dhe protagonizmin

Tensionet kanë nisur që në ditët e para në Ferma VIP 3, ku përplasjet mes konkurrentëve nuk kanë munguar. Një nga debatet më të forta është zhvilluar mes Blerinës dhe Akilit, duke zbuluar antipatitë e para brenda fermës.
E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani mbi përplasjet e para, Blerina i cilësoi ato si të panevojshme dhe të nxitura nga dëshira për vëmendje.
Situata u tensionua edhe më shumë kur ajo përmendi drejtpërdrejt Akilin, duke e akuzuar se kërkon të dalë në pah përmes sjelljeve negative. Nga ana tjetër, Akili reagoi duke mohuar çdo qëllim për protagonizëm dhe duke theksuar se gjithçka ka qenë spontane.
Debati degradoi në tone personale, ku të dy shkëmbyen akuza për “nivelin”, duke e bërë atmosferën në studio edhe më të nxehtë. Moderatorja u përpoq të ndërhynte për të qetësuar situatën, duke kujtuar se gara sapo ka nisur dhe rruga është ende e gjatë.
Pjesë nga dialogu:
Arbana: Si kanë qenë këto përplasjet e para?
Blerina: Përplasje të lindura për asgjë, nga protagonizmi i atyre që janë të etur për vëmendje.
Arbana: Kush është i etur për vëmendje?
Blerina: Akili kërkon të dalë në pah me anë të gjërave negative. Ne jemi të gjithë njerëz shumë të dalë në ekran, që kemi shumë gjëra për të humbur jashtë. Ne po transmetojmë art dhe pozitivitet; një njeri që do ta thyejë këtë më duket shumë banal.
Akili: Unë kam bërë pyetje, kam luajtur, kam qeshur; ajo nuk ndodhi as për hatrin tim. As nuk e kisha në qëllimet e mia. Rastisi që ndërhyra diku ku nuk kishte pse të ndërhyhej.
Blerina: Nuk jemi në të njëjtin nivel, zemër, nuk kemi të njëjtin brumë.
Akili: Mos na trego nivelin, zemra ime. Kujt i tregon nivelin? Kush je ti? Kur u bëre ti të tregosh nivelin?
Blerina: Mënyra e komunikimit ndaj një vajze është një ulje.
Arbana: Cila është zanafilla?
Blerina: Unë nuk e njihja.
Arbana: Fol për nivelin, fillo, po dëgjoj nivelin.
Blerina: Nuk e kam njohur kurrë përpara, kemi dy nivele të ndryshme.
Akili: Ti nuk je mirë, çfarë niveli ke ti?



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.