☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▲ +0.67% ETH $2,269 ▲ +0.85% XRP $1.2524 ▲ +0.38% SOL $95.1200 ▼ -0.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Pesë vjet pas “non grata”, Berisha në SHBA/ Këlliçi: Viza është me shumë hyrje-dalje, çfarë shkruhet në të

Pas pesë vitesh bllokim, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të udhëtojë të premten drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me një delegacion zyrtar të Partisë Demokratike.

Lajmin e konfirmoi nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, i cili deklaroi se delegacioni që shoqëron Berishën do të përbëhet nga deputetët Albana Vokshi dhe Klevis Balliu, sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë, Enri Çeno, si dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. Pjesë e udhëtimit do të jetë edhe aleati politik i PD-së, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Sipas tij, delegacioni do të niset rreth mesditës dhe destinacioni i parë do të jetë New York. Ai bëri të ditur se Sali Berisha ka marrë një vizë zyrtare, në cilësinë e kryetarit të opozitës dhe kryetarit të Partisë Demokratike.

Sipas deklaratës së Këlliçit, bëhet fjalë për një vizë 5-vjeçare me shumë hyrje-dalje, ndërsa në dokumentin e vizës, sipas tij, përcaktohet se dhënia e saj është bazuar në një vendimmarrje të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, duke rrëzuar sanksionimin e parashikuar nga 7031(c).

“Po, do jem me z. Berisha së bashku me një delegacion zyrtar të Partisë Demokratike, së bashku me deputetët Albana Vokshi, deputetin Klevis Balliun , sekretarin e marrëdhënieve me jashtë në PD z. Çeno, kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, këta janë delegacion zyrtar i PD si dhe padiskutim me aleatin tonë Fatmir Mediun, kreun e Partisë Republikane .

Do të nisemi rreth mesditës, për në SHBA, për në New York fillimisht. Sigurisht që po. Madje mund ta konfirmoj se është një vizë zyrtare shtetërore, në cilësinë e tij si kryetar i opozitës dhe si kryetar i PDSH. Vizitë zyrtare me shumë hyrje-dalje.

Është e shkruar në vizën e tij, që dhënia e vizës është bazuar në vendimmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA, duke rrezuar sanksionimin 7031 (c). Viza është pesë vjeçare, me shumë hyrje-dalje.“, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.