Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer
Qeveria e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, bëhet sot më jetëgjata në historinë e republikës së Italisë. Plot 1.413 ditë në detyrë.
Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen e tij përmes një video të publikuar në rrjete sociale në gjuhën italiane.
“Giorgia, lexoj që nga sot je shefja më jetëgjatë e qeverisë në historinë e republikës italiane. Por vërtet, isha mësuar keq që vetëm unë po dilja jetëgjatë”, thotë Rama.
Më tej, kryeministri flet për trazirat që emri i Melonit shkaktoi në fillim të marrjes së detyrës, por tani, për shkak të saj, në Itali ka “inflacion demokracie.” Megjithatë, kryeministres italiane i mbetet një tjetër rekord ende pa kapërcyer.
“Tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin”, përfundon Rama me humor.
Un onore essere amici e alleati❤️ pic.twitter.com/CjrinMhCuy
— Edi Rama (@ediramaal) September 4, 2026



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.