☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▲ +0.67% ETH $2,269 ▲ +0.85% XRP $1.2524 ▲ +0.38% SOL $95.1200 ▼ -0.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama uron Melonin për rekordin historik: Qeveria më jetëgjatë në historinë e Italisë

Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një videoje homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, në një ditë historike për qeverinë e saj, e cila ka arritur rekordin si ekzekutivi më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane. Pas 1,413 ditësh në detyrë, qeveria e drejtuar nga Meloni ka tejkaluar çdo qeveri tjetër në historinë republikane të Italisë për kohëzgjatjen në pushtet.

Me këtë rast, partia e Melonit, ka përgatitur një dokument 28-faqësh me titullin “Më shumë stabilitet për një Itali më të fortë”, i cili do të prezantohet zyrtarisht gjatë një aktiviteti politik në portin e Barit.

Në dokument, një vëmendje e veçantë i kushtohet politikave të emigracionit dhe sigurisë, ku marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë paraqitet si një prej instrumenteve të rëndësishme të strategjisë së qeverisë Meloni për menaxhimin e flukseve migratore.

Sipas raportit, rreth 16 mijë migrantë kanë mbërritur në Itali gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, 55% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Dokumenti thekson gjithashtu se vendet europiane po ndjekin “rrugën e nisur nga Italia me protokollin me Shqipërinë”, në kuadër të politikave për kontrollin e kufijve dhe krijimin e qendrave të riatdhesimit në vende të treta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.