☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.18 ▲2.85%
ARI 4,838 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,350 ▼ -3.65% ETH $2,203 ▼ -5.14% XRP $1.4655 ▼ -3.7% SOL $90.1400 ▼ -4.96%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.18 ▲2.85 % ARI 4,838 ▼1.2 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.18 ▲2.85 % ARI 4,838 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Plan shpëtimi për industrinë, Gjiknuri i kërkon qeverisë përgjysmim të rentës minerare

aaaaRënia e çmimeve të mineraleve në tregun  ndërkombëtar ka vënë në vështirësi industrinë minerare në vend. Për të shmangur një faliment masiv në kompanitë e nxjerrjes dhe tregtimit të mineraleve, ministria e Energjetikës, i ka kërkuar Ministrisë së Financave me anë të një propozimi zyrtar të marrë në konsideratë disa lehtësi fiskale ndaj bizneseve të sektorit.

Ministria e Energjetikës i vë në dukje ministrisë së Financave që sipas përcaktimi i ligjit “Për sektorin minerar”, si dhe ligjit për taksat kombëtare, Renta minerare duhet të llogaritet mbi bazën e çmimit të mineralit të shitur në grykën e galerisë/sheshin e depozitimit të gurores. Me këtë sqarim nevojitet që të hiqet nga baza e tatueshme vlera e transportit të mineralit nga pika e nxjerrjes deri në pikën për shitje, propozon dokumenti i Gjiknurit nisur në ministrinë e Financave.

Po kështu nga llogaritja e rentës duhet të hiqet edhe përqindja e lagështirës qe ka në përmbajte të tij minerali në momentin që peshohet nga dogana për të përcaktuar vlerën e rentës, propozon Gjiknuri.

Meqenëse shumë minerale nuk kuotohen në bursa dhe çmimet e tyre ndryshojnë shume, atëherë për mineralin e nxjerr çmimi  sipas ministrisë së Energjetikës duhet të llogaritet në këtë mënyrë:

-Kur minerali shitet direkt, pra nuk përpunohet në produkt tjetër, çmimi i tij të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar në treg. Konkretisht për mineralin e kromit çmimi llogaritet mbi bazën e çmimit të dhënë në bursë.

-Kur minerali përpunohet duke prodhuar një produkt tjetër (koncentrat apo ferrokrome, bakër blister, etj.) atëherë çmimi i mineralit të llogaritet mbi bazën e çmimit të produktit në treg duke i zbritur të gjitha shpenzimet e kryera për transformimin e mineralit në produkt.

Ministria e Energjetikës kërkon që niveli i rentës të përcaktohet në përqindje e jo të jetë fikse (u ndryshua ne fikse ne paketën fiskale 2016), pasi çmimi i mineraleve ndryshon shpesh.

“Në kushtet që po kalon industria Minerare, ku çmimet e tregut të mineraleve janë në minimum historik, sugjerojmë që pas kthimit të gjithë normave të rentës në përqindje, duhet që përqindja e rentës të ulet deri në përgjysmim të saj në raport me nivelin aktual”, ka kërkuar Gjiknuri, ministrisë së Financave.

Për aplikimin e rentës minerare në sektorin hidrokarbur, ministria Gjiknuri ka kërkuar që të përjashtohen nga renta “nënproduktet”, pasi në asnjë rast, nuk mund të paguhet rente për nënproduktet e naftës bruto (si psh për diezelin apo benzinën). i njëjti parashikim duhet bërë në gjithë tekstin e projektvendimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.