Politika

Plani i Bashës: Fund koncesioneve dhe vendosje të taksës së sheshtë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka prezantuar FMN planin e tij për të nxjerrë  vendin nga kriza ekonomike. Në përfundim të takimit, kreu i opozitës tha se do të thjeshtësojë procedurat e taksimit, do të vendosi 9% e taksës së sheshtë dhe anulimin e koncesioneve korruptive.

Basha: Ne shpalosëm para FMN planin e PD për nxjerrjen e vendit nga kriza. Kjo konsiston te thjeshtimi i taksave. Taksim i sheshtë 9%, procedura të thjeshta. Fund abuzimeve me koncesionet. Anullimin e koncesionve të dhëna nga kjo qeveri dhe fokusimin e shpenzimeve qeveritare në shpenzime për hapjen e vendeve të punës.

Ne i treguam vendosmërinë tonë për t’u përballur me këtë qeveri të korruptuar, por edhe një mundësi për të ballafaquar planin tonë.

Shqipëria sipas Bashës humb 1 miliard euro në vit humb prej korrupsionit qveritar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button