Zgjedhjet lokale 2015

Pogradec, Mile:Prioritet investimet në infrastrukturë

Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Pogradecit, Diana Mile gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Rodokalit tha se investimet në infrastrukturë do të jenë prioritet i punës së saj.
Në fjalën e saj, kandidatja Mile tha se qëllim kryesor është të ndihmojmë dhe nxisim gjithë komunitetin për të arritur një cilësi jetese më të mirë.
“Ne duhet të kemi kushtet e duhura që të jetojmë dhe të zhvillojmë edhe zonën tuaj dhe tashmë me reformën administrative-territoriale kjo do të mundësohet shumë mirë. Kjo pasi administrimi do të jetë më i përqendruar dhe projektet e nisura nga komuna do të jenë më të lehta për t’u realizuar, tha znj Mile.
Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Pogradecit, znj. Diana Mile takim me banorë të zonës së Mokrës(2)Duke e vënë theksin tek investimet në infrastrukturë, kandidatja e maxhorancës tha se e rëndësishme është që të lidhet fshati Rodokal me rrugën e re apo dhe me zona e tjera, pasi kjo do të mundësonte zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Gjithashtu, kandidatja e ASHE-së për bashkinë e Pogradecit zhvilloi edhe disa takime në fshatra më të thellë si Vërrie dhe Homezh, ku banorët ngritën shqetësimin për mungesën e shërbimeve dhe kërkuan investime në ujësjellës dhe infrastrukturë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button