Kosova

Policët duhet t’i ndërpresin pushimet, më 1 shtator në punë për shkak të Demarkacionit

Në kuadër të përgatitjes së Policisë së Kosovës për protestën e 1 shtatorit, ky institucion do ta shtojë vigjilencën dhe masat e sigurisë për ta mbuluar këtë ngjarje.

Ndonëse zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë plan operativ për 1 shtator, Telegrafi mëson se disa prej pjesëtarëve të Policisë të cilët kanë qenë në pushim vjetor iu është bërë ftesa që të jenë në detyrë ditën e protestës.

Përveç kësaj ata pritet që ditën e protestës të jenë të angazhuar, nëse është e nevojshme, edhe jashtë orarit të zakonshëm prej 8 orësh.

Ndryshe, të enjten partia më e madhe opozitare ka thirrur protestë gjithëpopullore për të kundërshtuar sipas tyre, demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe korrupsionin nëpër institucionet e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button