Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,659 ▲ +0.32% ETH $2,001 ▼ -0.11% XRP $1.3365 ▼ -0.02% SOL $82.4200 ▼ -0.85%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Policia, dy portale on-line për të denoncuar korrupsionin dhe krimin kibernetik

0301-POLICIA-SHTETIT-554x350161Policia e Shtetit, në kuadër të iniciativave për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve, si dhe për parandalimin e goditjen e korrupsionit dhe krimit kibernetik, ka vënë në funksion 2 aplikacione kompjuterike, të cilat gjenden në faqen zyrtare të policisë në internet dhe shërbejnë për marrjen në kohë të njoftimeve, raportimeve, apo informacioneve nga publiku mbi fakte dhe rrethana, lidhur me veprat penale të korrupsionit dhe abuzimit në detyrë, si dhe të krimeve kompjuterike.

Policia e Shtetit fton qytetarët e dëmtuar nga veprimet korruptive të punonjësve të administratës apo nga krimet kompjuterike, që të shfrytëzojnë dhe përdorin aplikacionet kompjuterike “Raportimi elektronik i korrupsionit” dhe “Raportimi online i krimit kompjuterik”, të cilat gjenden në adresën www.asp.gov.al, në rubrikat “Denonco korrupsionin në administratë” (www.asp.gov.al/denonco_ka) dhe “Denonco Krimin Kompjuterik” (www.asp.gov.al/denonco_kk).

Çdonjëri nga aplikacionet përbëhet nga dy module, të cilat janë “Raportim” dhe “Informacion”.

Qytetari, që është viktimë e veprimeve korruptive dhe abuzive nga zyrtarë të administratës publike, viktimë e krimit kompjuterik apo dëshmitar gjatë kryerjes së veprimeve të paligjshme dhe kërkon që të kontaktojë Policinë e Shtetit, për vazhdimin e procedurave të kallëzimit penal, duhet të plotësojë modulin “Raportim”, në të cilën është i detyrueshëm plotësimi i të dhënave personale si: emër mbiemër, adresa, numri i telefonit apo adresa e postës elektronike. Në çdo rast, qytetari do të kontaktohet nga punonjësit e policisë të ngarkuar me ndjekjen e rastit, për vazhdimin e veprimeve përkatëse.

Ndërkohë nëse qytetari kërkon të mbetet anonim, por ka dijeni për veprime korruptive apo për kryerjen e një krimi kompjuterik, mund të përdorë modulin “Informacion”, në të cilën nuk është e detyrueshme dhënia e informacioneve mbi të dhënat personale.

Policia e Shtetit, garanton qytetarët për vlerësimin në kohë dhe trajtimin me profesionalizëm të çdo informacioni të dhënë, njëherazi u kujtojmë qytetarëve që aplikacionet të mos përdoren për arsye të tjera, pasi kjo do të përbëjë shkak për fillimin e procedimit penal ndaj abuzuesit.

Po ashtu, për të sensibilizuar qytetarët, lidhur me kujdesin që duhet të tregojnë përme përdorimin e komunikimit elektronik gjatë kryerjes së transaksioneve financiare, pasi mund të bien pre e mashtrimeve, nga persona të dyshuar, të cilët kanë si synim përfitimin e shumave monetare, policia këshillon, qytetarët që:

1. Të tregohen të kujdesshëm në verifikimin e adresave të postës elektronike, me të cilën kryhet komunikimi për arsye se mjafton ndryshimi i një karakteri të vetëm të emërtimit të postës elektronike dhe komunikimi të kryhet me një përdorues tjetër (autori i mashtrimit).

2. Të përdorin postë elektronike të sigurtë, duke shmangur sa më shumë postën publike.

3. Të vendosin masa sigurie të forta për aksesimin e postës elektronike e lidhur me pajisje kompjuterike, të cilat të jenë me antiviruse, antispam etj.

4. Përveç kontakteve elektronike midis dërguesit dhe marrësit, të vendosin dhe kontakte të tjera, të cilat duhen përdorur me detyrim në momentin e kryerjes së transaksionit.

5. Të verifikohet faqja elektronike, ku jepet malli apo shërbimi pasi mund të jetë mashtruese.

6. Të denoncojnë apo raportojnë çdo rast në adresën (www.asp.gov.al/denonco_kk).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.