☁️
Tiranë 9°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,933 ▲ +1.82% ETH $2,022 ▲ +2.07% XRP $1.3461 ▲ +1.92% SOL $83.3800 ▲ +1.47%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Policia përgënjeshtron deklaratën e Qani Kapllanit: Nuk ka patur të sëmurë në mjetin e tij

Policia e Shtetit hedh poshtë si të pavërteta deklarimet e shtetasit Qani Kapllani, gjatë prononcimit të dhënë në një media sot, i cili pretendonte se teksa ka transportuar një shtetase të vetëhelmuar është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke i sjellë vonesa në transportimin e saj në drejtim të spitalit.

policia

Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi denoncues ka gënjyer publikisht në lidhje me faktet e ndëshkimit të tij nga shërbimi i Policisë Rrugore.

Vajza e vetëhelmuar në orët e mëngjesit të datës 24.10.2014 është transportuar në spital nga Rrogozhina me anë të një mjeti autoambulancë dhe jo me mjetin e këtij shtetasi. Asnjë patrullë e Policisë Rrugore nuk e ka ndaluar ambulancën gjatë transportimit të vajzës së vetëhelmuar.

Shtetasi Qani Kapllani është ndaluar dhe kontrolluar gjatë drejtimit të mjetit me targë AA216CY, i cili është në pronësi të shtetasit B.Kapllani, për mospërdorim të sistemit të ndriçimit të mjetit të tij dhe për mospajisje të mjetit me policë sigurimi.

Ndalimi dhe ndëshkimi i tij ka ndodhur në orën 18:50 të mbrëmjes në unazën jugore të qytetit të Kavajës, e konfirmuar kjo nga sistemi E-GJOBA.

Strukturat e Policisë së Shtetit të Komisariati Kavajë po administrojnë provat dhe deklarimet e shtetasve dhe mësueses që ka transportuar nxënësen e vetëhelmuar për të dokumentuar të gjithë ngjarjen.

Ndërkohë po kryhen veprimet procedurale dhe ndaj shtetasit Qani Kapllani, lidhur me deklarimet e rreme të bëra prej tij ndaj strukturave të Policisë së Shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.