Bota

Policia qëllon për vdekje një të pastrehë, videoja shokuese përhapet në internet

Policia në Los Anxhelos ka qëlluar për vdekje një të pastrehë, pas një sherri në qendër të qytetit. Pamjet shokuese janë regjistruar nga një kalimtar i rastit, i cili e ka përhapur videon në internet.

n-euml-mes-t-euml-qytetit-i-pastrehu-q-euml-llohet-p-euml-r-vdekje-nga-policia-video-18_2_hd-200x180Pas përleshjes me agjentët e policisë, në video dëgjohet një zë që bën thirrje: “Hidhe pistoletën.” Pas sekonda më vonë dëgjohen pesë të shtëna dhe i pastrehu mbetet i pajetë në rrugë.

Zëdhënësi i policisë Barry Montgomery tha se agjentët ndërhynë pas sinjalizimit për një grabitje në zonë. Sipas tij, agjentët i janë afruar të pastrehut qetësisht, por ai ka reaguar ashpër dhe ka bërë rezistencë. Policët tentuan ta neutralizonin me elektroshok, por pa sukses. Njëri nga agjentët u rrëzua, ndërsa djali u përpoq të rrëmbente pistoletën e tij. Gjatë përleshjes, arma është shkrehur aksidentalisht 5 herë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button