Policia sekuestron 13 kilogramë mariuanë dhe asgjëson 1040 bimë kanabis sativa
Efeketivat e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbërt me Malin e Zi ,kanë ndaluar trafikimin e 13 kilogramëve Mariuanë.
Burime policore njoftojnë se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme efektivat e Policisë Kufitare kanë arrestuar në flagrancë shtetasin, Bruno Nikaj, 25 vjeç, banues në fshatin Hot, të Malsisë së Madhe.
Ky shtetas, u kapë në flagrancë , afër vijës kufitare në Hot, në vendin e quajtur sipër « Kalas » teksa po tentonte të trafikonte me një thes plasmasi me lëndë narklotike drejt Malit të Zi, një sasi prej 13 kg lëndë narkotike Canabis Sativa.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër , ku nga kqyrja e thesit të plasmasit rezultoi se në çantë kishte 13 pako me peshë 1 kilogramë , gjithësej 13 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e Provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetasit Bruno Nikaj, do t’i kalojnë Prokurorisë per veprën penale të « Trafikimi i lendëve narkotike ».
Po ashtu burime policore njoftojnë se në Nikël Krujë ditën e djeshme është ndërmarrë operacioni antikanabis i koduar « Start 2015 », i cili çoi në pranga kryeplakun e Fshatit Bura të zonës së Nikël Krujë dhe asgjësimin e dy parcelave të kultivuara me bimë narkotike. Po ashtu gjatë këtij operacioni u asgjësuan dhe 1040 bimë të dyshuara kanabis Sativa.
Sipas burimeve të sipërcituara i arrestuar është Basri Tufa , 57 vjeç , banues në fshatin Bura, Nikël Krujë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës “ dhe “Moskallëzimi i krimit “ .
Arrestimi i tij u bë pasi në zbatim të Planit të Operacionit “START 2015” të hartuar nga ana e Komisariatit te Policisë Krujë, ku pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e efektivave të Policisë Krujë, se në territorin e Fshatit Bura ,Nikël,Krujë janë të kultivuara bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, më datën 19,04,2015 është ushtruar kontroll pikërisht në fshatin Bura ku ka rezultuar se:
Në një ullishte e pemëtore janë gjetur të mbjella në dy parcela me 1040 bimë të dyshuara si ato narkotike të llojit Cannabis Sativa me një lartësi deri në 18 cm ku është bërë marrja dhe sekuestrimi i mostrave përkatese dhe asgjësimi e djegia e plotë e bimëve të gjetura.
Shtetasi Basri Tufa në cilësinë e Kryetarit të fshatit Bura,Nikel,Krujë ,ka shkeluar Ligjin nr 9559 datë 08.06.2006 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope “ i cili e ngarkon atë me detyrimin për të dhënë informacion me shkrim për sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike në fshatin qe mbulon ,ku nga ana u gjetën të kultivuara bime narkotike dhe për to ky shtetas nuk ka dhënë informacion dhe as ndihmesë për identifikim e parcelave dhe autoreve sipas ligjit, pavarësisht se parcelat ishin të kultivuara ishin në vende të dukshme.