🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,444 ▼ -0.35% ETH $2,245 ▼ -0.02% XRP $1.2478 ▼ -0.46% SOL $95.8500 ▼ -1.14%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Pranim fajësie për barrikadat në veri – njëri dënohet me 1 vit, tjetri me 9 muaj burgim

Dy serbët që pranuan fajësinë për rastin e barrikadave në veri të Kosovës, Dushan Dobraq dhe Millosh Radosavljeviq, pasi u shpallën fajtorë, janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata, me vendim të gjyqtarit Rrahman Beqiri, dënoi Dushan Dobraq me 12 muaj burgim, ndërsa Millosh Radosavljeviq me 9 muaj burgim.

Të akuzuarit u dënuan për kryerjen e veprës penale “Bashkim për veprimtari kundër rendit kushtetues”.

Gjyqtari Rrahman Beqiri, në emër të Gjykatës, bëri të ditur vendimin për të akuzuarit.

“Të akuzuarit Milosh Radosavljeviq – për pikën 1: i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh. Për pikën 2: i shqipton dënim me gjobë… dënim me burgim prej 6 muajsh…Të akuzuarit Millosh Radosavljeviq, Gjykata i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 9 muajve”, tha ai.

Sipas vendimit të Gjykatës, dënimi do të ekzekutohet brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 10 qershor 2026 ka ngritur ndaj Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Dobrac, Sërgjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq, për vepra penale kundër rendit kushtetues- saktësisht barrikadimin e rrugëve më 2022 në Komunën e Zveçanit. Aktakuza thotë se grupi kriminal u udhëhoq nga Milan Radoiçiq. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.