☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 86.16 ▲3.31%
ARI 4,507 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,331 ▼ -0.24% ETH $2,458 ▼ -0.32% XRP $1.3753 ▼ -1.59% SOL $103.3600 ▼ -1.91%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.16 ▲3.31 % ARI 4,507 ▼0.5 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.16 ▲3.31 % ARI 4,507 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Kosova

Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për president: Jam vënë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve

Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për të kandiduar për president të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e tij.

Sejdiu e ka cilësuar si nder besimin e dhënë nga përfaqësuesit e dy partive, duke theksuar se kandidatura e tij është si kandidat jo-partiak.

“Dy partitë kanë arritur pajtueshmëri për emrin tim. Kjo më bën të nderuar besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai ka thënë se fillimisht ambicia e tij ka qenë e orientuar më shumë drejt fushës akademike, por ka vendosur ta pranojë propozimin duke marrë parasysh përgjegjësinë që bart posti i presidentit dhe situatën aktuale politike në Kosovë.

“E kam pranuar këtë propozim ndonëse ambicia ime ka qenë më shumë në fushat akademike, por duke qenë i vetëdijshëm edhe me barrën e përgjegjësisë që sjell posti i presidentit dhe me kontekstin aktual politik të Kosovës, jam vënë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

Sejdiu është zotuar se këtë përgjegjësi do ta ushtrojë me përkushtim.

Ai ka theksuar se zgjedhja e presidentit është një proces që përfshin si aspektin politik, ashtu edhe procedurat kushtetuese që zhvillohen në Kuvendin e Kosovës.

Tashmë, propozimi për kandidaturën e Sejdiut pritet të kalojë nëpër procedurat përkatëse parlamentare për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.