☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 86.39 ▲3.59%
ARI 4,505 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,544 ▲ +0.26% ETH $2,457 ▼ -0.38% XRP $1.3766 ▼ -1.35% SOL $103.7000 ▼ -1.59%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.39 ▲3.59 % ARI 4,505 ▼0.54 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.39 ▲3.59 % ARI 4,505 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Kosova

Rendi i ri global? Blakçori në “Përballje”: Siguria ekonomike po bëhet siguri kombëtare – çfarë duhet të kuptojë Kosova?

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare dhe ekonomike, Arxhend Blakçori, ka folur në “Përballje Podcast” për ndryshimet në rendin global, rivalitetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dobësimin e ndikimit ekonomik rus, sigurinë energjetike dhe pozicionin e Kosovës në Ballkanin Perëndimor.

Blakçori, i cili studion në “Shkollën Josef Korbel”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë ndërkombëtare dhe diplomacisë, tha se koncepti tradicional i sigurisë po ndryshon dhe se fuqia e një shteti nuk matet më vetëm përmes kapaciteteve ushtarake.

Sipas tij, siguria ekonomike, energjia, ushqimi, shëndetësia dhe kontrolli mbi zinxhirët strategjikë të furnizimit janë bërë pjesë thelbësore e sigurisë kombëtare.

“Një vend, në mënyrë që të konsiderohet vend sovran, duhet të jetë në gjendje ta mbrojë veten, ta ushqejë veten, ta furnizojë me energji veten dhe ta shërojë veten”, deklaroi Blakçori në “Përballje Podcast”, në Telegrafi.com.

– YouTube www.youtube.com

Ai tha se pikërisht këta elementë janë kthyer në indikatorë të rëndësishëm për matjen e autonomisë strategjike të një shteti.

Duke folur për zhvillimet e viteve të fundit, Blakçori tha se pandemia dhe problemet me zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit kanë ndryshuar mënyrën se si shtetet e fuqishme e konceptojnë sigurinë.

Sipas tij, varësia nga mineralet kritike, mikroçipat dhe komponentët që përdoren në industrinë civile dhe ushtarake ka dëshmuar se ekonomia dhe siguria kombëtare nuk mund të trajtohen më veçmas

“Siguria ekonomike tashmë është integruar në atë që është siguri kombëtare”, tha ai, shkruan Telegrafi.

Blakçori përmendi litiumin, kobaltin, bakrin, zinkun, germaniumin dhe galliumin si materiale me rëndësi të veçantë për teknologjitë moderne dhe industrinë e mbrojtjes.

Ai vlerësoi se mikroçipat tashmë janë ndër elementet kryesore jo vetëm të zhvillimit industrial, por edhe të revolucionit të inteligjencës artificiale.

SHBA-ja vazhdon ta ketë avantazhin financiar

Në diskutimin për rivalitetin global, Blakçori vlerësoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë në krye të rendit ekonomik botëror, veçanërisht për shkak të rolit të dollarit dhe institucioneve financiare amerikane.

“Kontrolli i dollarit dhe i vlerës së monedhave në shumicën e botës karshi dollarit kontrollohet nga qeveria amerikane dhe institucionet multilaterale të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh ai.

Megjithatë, sipas Blakçorit, Kina ka bërë progres në shkencë, teknologji dhe industri.

Ai tha se sfida e Pekinit mbetet krijimi i nivelit të njëjtë të besueshmërisë ndërkombëtare që gëzon dollari amerikan.

“Qeveria kineze ende nuk e ka krijuar sigurinë dhe besueshmërinë te vendet e tjera që monedha e saj të internacionalizohet në të njëjtën shkallë”, tha Blakçori.

Energjia, luftërat dhe varësia e Evropës

Një pjesë e diskutimit në “Përballje Podcast” iu kushtua edhe energjisë dhe ndikimit që konfliktet ndërkombëtare kanë në ekonominë evropiane.

Blakçori tha se vendet që nuk kanë autonomi në prodhimin e energjisë mbeten më të ekspozuara ndaj krizave ndërkombëtare dhe lëvizjeve të çmimeve.

Ai përmendi përpjekjet e Evropës për diversifikimin e burimeve të furnizimit dhe kalimin drejt energjisë së gjelbër, por theksoi se disa industri të rënda nuk mund ta zëvendësojnë lehtësisht energjinë tradicionale.

Sipas tij, pas reduktimit të varësisë nga Rusia, vendet evropiane kanë kërkuar alternativa të tjera furnizimi, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Norvegjinë, Katarin dhe Algjerinë.

“Evropës i duhen vite për autonomi të plotë në mbrojtje”

Duke folur për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë, Blakçori tha se një nga sfidat kryesore mbetet varësia nga zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit me materiale kritike

Ai tha se edhe industria e avancuar ushtarake perëndimore vazhdon të ketë varësi nga komponentët dhe materialet që vijnë nga Kina

Sipas tij, një studim në të cilin ka qenë i përfshirë ka arritur në përfundimin se Bashkimit Evropian do t’i duheshin rreth 13 vjet dhe investime shumë të mëdha për të ndërtuar një nivel më të lartë të autonomisë në mbrojtje.

Kosova dhe raportet me SHBA-në

Kur diskutimi u zhvendos te Ballkani Perëndimor, Blakçori theksoi raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se perceptimi pozitiv i qytetarëve të Kosovës ndaj SHBA-së dhe integrimi i komunitetit shqiptaro-amerikan krijojnë një bazë të rëndësishme për marrëdhëniet mes dy vendeve

“Kjo krijon një fleksibilitet në kuptim të afërsisë me politikëbërësit amerikanë, qoftë në Senat, qoftë në Kongres”, deklaroi ai, shkruan Telegrafi.

Sipas Blakçorit, lidhjet me SHBA-në nuk duhet të shikohen vetëm nga dimensioni i sigurisë, por edhe përmes ekonomisë dhe bashkëpunimit me kompanitë amerikane.

“Ballkani Perëndimor është pjesë kritike e Evropës”, tha ai.

Arxhend Blakçori, ekspertFoto: Ridvan Slivova

Serbia mes Rusisë dhe Kinës

Në pjesën e fundit të intervistës, Blakçori foli për ndikimin rus dhe kinez në Serbi dhe në Ballkan.

Ai vlerësoi se lidhjet historike, kulturore, fetare dhe ekonomike mes Rusisë dhe Serbisë vazhdojnë të ndiqen nga afër nga institucionet amerikane të sigurisë. Megjithatë, sipas tij, ndikimi ekonomik i Rusisë është dobësuar pas luftës në Ukrainë.

“Ekonomia ruse nuk e ka të njëjtin ndikim që e ka pasur para luftës në Ukrainë, në kuptim të zgjerimit të ndikimit ekonomik”, tha Blakçori.

Ai argumentoi se pikërisht ky dobësim mund ta shtyjë Beogradin drejt forcimit të raporteve me Pekinin.

“Mendoj se kjo është një prej arsyeve kryesore pse presidenti serb dëshiron ta krijojë një bosht të ri të aleancave me kinezët”, deklaroi ai.

Sipas Blakçorit, nga këndvështrimi strategjik amerikan, Kina shihet si sfida kryesore afatgjatë.

“Institucionet e sigurisë kombëtare e kanë bërë të qartë se kërcënimi kryesor afatgjatë për Shtetet e Bashkuara është Kina”, tha ai, duke shtuar se përballja pritet të zhvillohet kryesisht përmes tregtisë, teknologjisë, inovacionit dhe investimeve në mbrojtje.

Në podcastin “Përballje”, Blakçori foli gjithashtu për ndikimin e teknologjisë kineze në rajon, zinxhirët globalë të furnizimit, dollarin si instrument strategjik, sigurinë energjetike dhe rëndësinë që Kosova të analizojë varësitë e saj ekonomike në një ambient ndërkombëtar që po ndryshon me shpejtësi./Telegrafi/.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.