☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 86.16 ▲3.31%
ARI 4,507 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,331 ▼ -0.24% ETH $2,458 ▼ -0.32% XRP $1.3753 ▼ -1.59% SOL $103.3600 ▼ -1.91%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.16 ▲3.31 % ARI 4,507 ▼0.5 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.16 ▲3.31 % ARI 4,507 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Kosova

Kurti kërkon bashkëpunim më të madh me komunat për të drejtat e komuniteteve

Qeveria në detyrë ka kërkuar forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve.

Kjo u bë e ditur në një takim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me shefat e zyrave komunale për komunitete dhe kthim.

Kurti tha se sfidat me të cilat përballen komunitetet ndryshojnë nga një komunë në tjetrën dhe se, për këtë arsye, nevojiten zgjidhje të përshtatura sipas nevojave konkrete.

Ai theksoi se zyrat komunale për komunitete dhe kthim kanë rol të rëndësishëm, veçanërisht pasi një pjesë e madhe e çështjeve që lidhen me komunitetet trajtohen në nivel lokal.

“Problemet e komuniteteve janë të ndryshme, andaj edhe zgjidhjet e tyre janë të ndryshme”, tha Kurti.

Sipas tij, fusha si arsimi, punësimi, qasja në shërbimet publike, të drejtat gjuhësore, shëndetësia, mbrojtja sociale, banimi, infrastruktura dhe pjesëmarrja në vendimmarrje kërkojnë koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve.

Kurti tha se krahas masave të përgjithshme për problemet që përsëriten në komunitete të ndryshme, nevojiten edhe ndërhyrje të përshtatura me nevojat gjuhësore, socioekonomike, gjeografike dhe kulturore.

Ai kërkoi që informacioni nga terreni të mos ndalet në një nivel institucional, por të ketë komunikim të vazhdueshëm ndërmjet komunave dhe institucioneve qendrore.

“Çështjet që identifikohen në nivel lokal shpesh kërkojnë angazhimin e më shumë se një institucioni”, tha Kurti, duke kërkuar përgjegjësi të qarta, koordinim të rregullt dhe mekanizma më të mirë për mbledhjen dhe administrimin e të dhënave.

Në takim foli edhe zëvendëskryeministri në detyrë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka, i cili vlerësoi rolin e zyrave komunale në identifikimin dhe adresimin e problemeve të komuniteteve.

Damka tha se zyrat për komunitete duhet të jenë mekanizma funksionalë lokalë, ku problemet jo vetëm evidentohen, por edhe përcillen te institucionet përgjegjëse deri në trajtimin e tyre.

Ai theksoi gjithashtu se realizimi i të drejtave dhe qasja në shërbimet publike nuk duhet të varen nga komuna ku jeton qytetari.

“Komunat i identifikojnë problemet, bashkë i zgjidhim ato”, tha Damka, duke kërkuar forcimin e koordinimit dhe të rrjedhës së informacionit ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.