☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,709 ▲0.43%
DOW 53,450 ▼0.03%
NASDAQ 26,407 ▲1.06%
NAFTA 82.68 ▲0.55%
ARI 4,627 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $79,771 ▲ +1.58% ETH $2,503 ▲ +1.77% XRP $1.4475 ▲ +3.5% SOL $106.3000 ▲ +9.77%
S&P 500 7,709 ▲0.43 % DOW 53,450 ▼0.03 % NASDAQ 26,407 ▲1.06 % NAFTA 82.68 ▲0.55 % ARI 4,627 ▼0.58 % S&P 500 7,709 ▲0.43 % DOW 53,450 ▼0.03 % NASDAQ 26,407 ▲1.06 % NAFTA 82.68 ▲0.55 % ARI 4,627 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Kronika

Presidenca reagon pas pretendimeve: Alqi Bllako nuk ka qenë dhe nuk është këshilltar i Presidentit

Zyra e Shtypit e Presidencës së Republikës së Shqipërisë ka reaguar publikisht këtë të enjte për pretendimet se Alqi Bllako mban apo ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë këtij institucioni.

Përmes një reagimi zyrtar për mediat, Institucioni i Presidentit bën me dije se Bllako nuk ka asnjë lidhje me Kabinetin e Presidentit dhe se nuk ka qenë dhe nuk është këshilltar i Presidentit.

“Në përgjigje të interesit të gazetarëve lidhur me pretendimin se zoti Alqi Bllako është këshilltar i Presidentit të Republikës, saktësojmë se zoti Alqi Bllako nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është këshilltar i Presidentit të Republikës dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me këtë institucion,” thuhet në deklaratë.

Sipas Zyrës së Shtypit, ky sqarim bëhet me qëllim shmangien e çdo keqinformimi në publik lidhur me përbërjen zyrtare të kabinetit të Kreut të Shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.