☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,711 ▲0.47%
DOW 53,471 ▲0.01%
NASDAQ 26,430 ▲1.15%
NAFTA 82.92 ▲0.84%
ARI 4,636 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $79,885 ▲ +2.17% ETH $2,507 ▲ +2.36% XRP $1.4581 ▲ +5.73% SOL $106.1400 ▲ +10.39%
S&P 500 7,711 ▲0.47 % DOW 53,471 ▲0.01 % NASDAQ 26,430 ▲1.15 % NAFTA 82.92 ▲0.84 % ARI 4,636 ▼0.38 % S&P 500 7,711 ▲0.47 % DOW 53,471 ▲0.01 % NASDAQ 26,430 ▲1.15 % NAFTA 82.92 ▲0.84 % ARI 4,636 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Kronika

Burgim “çunave të Londrës” nëse thyejnë urdhrin e dëbimit dhe kthehen ilegalisht në Britani!

Britania e Madhe nis burgosjen e atyre shqiptarëve që janë dëbuar dhe rikthehen ilegalisht duke thyer atë që njihet si “deportation order”, urdhër dëbimi.

Sipas dokumenteve të gjykatës Standard të Londrës, është arrestuar për rast të tillë Jetmir Daci.

Ai ka dalë përpara kësaj gjykate si i akuzuar për thyerje të urdhrit të dëbimit lëshuar me 12 Gusht 2022.

Gjykatës iu tha se 33-vjeçari shqiptar me dijeni të plotë hyri në Angli me 20 Maj 2026 teksa ndaj tij ishte zbatuar një urdhër dëbimi.

Ai do të vijojë të qëndrojë në burgun Pentonville, informon TCH.

Një vit më parë prokuroria britanike CPS tha se një shtetas shqiptar, i cili është dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar brenda tre vitesh, është dënuar për shkelje të rregullave të emigracionit, pasi u rikthye ilegalisht.

Emirjon Gjuta, 34 vjeç, u dëbua nga Mbretëria e Bashkuar në gusht të vitit 2020.

Më pas, policia e arrestoi në mars 2022, pasi ndodhej ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Gjykatën e Magjistratëve të Leeds, ai u deklarua fajtor për rikthimin në Mbretërinë e Bashkuar në nëntor 2024, në shkelje të urdhrit të dëbimit.

Ai u dënua me 14 muaj burgim.

Gazeta Daily Telegraph në një shkrim vitin e shkuar raportonte se “kriminelët shqiptarë të dëbuar po paguajnë deri në 20,000 paund për t’u rikthyer fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të vazhduar aktivitetet e tyre të paligjshme.

“Shqipëria është i vetmi vend nga i cili organizohen rregullisht, shpesh çdo javë, fluturime dëbimi për kriminelë që ose kanë përfunduar dënimet e tyre, ose kanë pranuar të përfundojnë pjesën e mbetur të dënimit me burg në vendin e tyre”, shkruan The Telegraph.

Megjithatë, analiza e të dhënave të gjykatave theksohet në artikull, tregon raste të shumta të kriminelëve shqiptarë që janë dënuar për vepra të tjera penale pasi janë rikthyer përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.