☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Bashkisë së Bulqizës i vënë shiritin, punonjësit braktisin punën pas alarmit për bombë. Policia rrethon zonën

Bashkia e Bulqizës është rrethuar me shirita sigurie, pas alarmit për një bombë të pretenduar në ambientet e institucionit.

Punonjësit e administratës janë larguar nga godina, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një kërcënim real apo një alarm të rremë.

Alarmi në Bulqizë vjen në kuadër të një serie kërcënimesh të dërguara mëngjesin e sotëm me e-mail në adresat elektronike të disa institucioneve në qytete të ndryshme të vendit.

Mesazhet, të dërguara nga një adresë ende e paidentifikuar, kanë përmbajtje kërcënuese dhe terroriste dhe pretendojnë se në institucionet e përfshira janë vendosur bomba.

Pas marrjes së informacionit, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur kontrollet në institucionet e prekura nga kërcënimi. Sipas Policisë, nga verifikimet e kryera deri tani nuk ka rezultuar prania e ndonjë bombe apo e ndonjë lloj tjetër eksplozivi.

Në disa qytete të vendit janë kryer kontrolle të ngjashme. Në Tiranë, kërcënimi ka prekur edhe institucione të rëndësishme, ndërsa në ambientet e SPAK dhe GJKKO kanë mbërritur specialistë të Antiterrorit, të shoqëruar nga qen të trajnuar për zbulimin e eksplozivëve.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, duke theksuar se nga kontrollet e deritanishme nuk është konstatuar asnjë eksploziv dhe se nuk ka vend për panik.

Në Bulqizë, sipas raportimit nga TCH, godina e Bashkisë vijon të jetë e izoluar, ndërsa strukturat përgjegjëse po kryejnë kontrollet dhe verifikimet e nevojshme për garantimin e sigurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.