☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,172 ▼ -4.28% ETH $1,990 ▼ -4.1% XRP $1.3324 ▼ -2.52% SOL $83.0000 ▼ -4.65%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Presidenti Bush ishte informuar në fund të mandatit mbi metodat e CIA-s

George W. Bush, në atë kohë president i SHBA-së, u informua në prill të 2006-s, ose në fund të katër viteve, se të burgosurit ishin torturuar në burgjet sekrete të CIA-s, tregohet në raportin e Senatit të publikuar dje.

ee999-293x200“Ish-presidenti amerikan republikan kishte shprehur sikletin e tij kur kishte parë imazhin e një të burgosuri, të lidhur me zinxhirë në tavan, i ishte vënë një pelenë dhe detyrohej të bënte nevojat personale aty ku ishte”, mund të lexohet në faqen 40 të këtij raporti të komisionit të senatorëve mbi inteligjencën.

Sipas këtij dokumenti, CIA njoftoi George W. Bush-in për herë të parë më 8 prill 2006 për përdorimin e teknikave të marrjes në pyetje radikale në “zonat e errëta”, ku 119 të persona janë kapur dhe burgosur në vende të paidentifikuara.

Disa nga personat që pësuan këto teknika, si Abou Zoubeida apo Abd al Nachiri, u ishin nënshtruar që prej vitit 2002 dhe ishin gati të trensferoheshin në burgun e Guantanamos, ku ndodhen aktualisht, kur u informua presidenti Bush, sipas raportit, që bazohet në arkiva të CIA-s.

Në zyrën ovale, më 8 prill 2006, drejtori i CIA-s i asaj kohe, Porter Goss, i tregoji të shtata teknikat e torturave dhe i tregoji të paktën një foto të një të burgosuri për çdo teknikë. Presidenti Bush kishte “shprehur sikletin e tij”, thekson raporti.

Me detaje shumë të sakta, raporti përshkruan se si të burgosurit liheshin për ditë të tëra në errësirë, të kthyer nga muri, të futur në ujë të ngrirë, të lënë pa gjum për një javë, të rrahur, të dhunuar psikologjikisht. Një nga të burgosurit ishte kërcënuar me trapan. Të paktën pesë prej tyre kanë pësur “rihidratim anal” të detyruar dhe ndonjëherë ushqimi jepej në të njëjtën mënyrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.