☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.90 ▼2.45%
ARI 4,785 ▲2.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,200 ▲ +0.07% ETH $2,144 ▲ +1.81% XRP $1.3482 ▲ +0.22% SOL $82.7100 ▼ -0.45%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.90 ▼2.45 % ARI 4,785 ▲2.28 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.90 ▼2.45 % ARI 4,785 ▲2.28 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Presidenti i Austrisë vlerëson me “Dekoratën e Lartë të Nderit” biznesmenin Samir Mane

Me rastin e dekorimit të biznesmenit Samir Mane nga ana e presidentit të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z Alexander Van der Bellen, u zhvillua dje në mbrëmje një ceremoni në rezidencën e ambasadorit austriak në Tiranë, Sh.T.Z Johann Sattler.
Z. Mane iu dorëzua nga ambasadori i Austrisë në vendin tonë një ndër vlerësimet më të larta shtetërore, “Dekorata e Lartë e Nderit për Shërbime ndaj Republikës së Austrisë”, akorduar nga presidenti i këtij shteti.

Ambasadori Sattler u shpreh gjatë dhënies së dekoratës se: “Austria është një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare dhe ju keni luajtur një rol të jashtëzakonshëm në këtë histori suksesi me investimet tuaja, nga qendrat tregtare e deri në turizëm, nga agrobiznesi në industrinë minerare.Ju keni bërë lidhjen ndërmjet vendeve tona.

Gjithashtu, ju jeni një investitor rajonal i njohur në Ballkan dhe një kontribues në shoqëri duke i kthyer komunitetit atë për të cilën ka shumë nevojë ky vend”.

Biznesmeni Mane, tepër i nderuar nga ky vlerësim që iu bë, duke falenderuar Presidentin e Austrisë u shpreh: “Lidhjet e mia me Austrinë janë shumë te forta. Unë erdha në këtë vend si emigrant dhe u ktheva si biznesmen pas 14 vjetësh duke më ofruar një mundësi shumë të madhe. Bërja e biznesit në Austri më ka ndihmuar shumë për zhvillimin e biznesit në vende të ndryshme, përfshi Shqipërinë dhe jam i sigurt që edhe në të ardhmen bashkëpunimi ynë do të vijojë të jetë i shkëlqyer”.

Samir Mane i hodhi hapat e tij të parë me kompaninë Alba Trade në Vjenë të Austrisë në vitin 1993 dhe sotai është president i Grupit Balfin qënumëron mbi 5 mijë punonjës në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

Aktiviteti i Grupit Balfin që ndërlidhet me Austrinë, përveç tregtimit të pajisjeve elektro-shtëpiake dhe elektronike me shumicë, prej disa vitesh është shtrirë edhe në fushën e ndërtimeve. Grupi po zhvillon një projekt të veçantë rezidencial i cili është drejt përfundimit. Kompleksi ndodhet në zonën e Altmünster në Austri, e cila është një zonë mjaft e njohur turistike.

Prej më shumë se 25 vitesh Grupi Balfin është një ndër grupet lider në Shqipëri dhe rajon me investimet e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.