☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,574 ▲0.69%
DOW 46,595 ▲0.55%
NASDAQ 21,814 ▲1.04%
NAFTA 100.24 ▼1.12%
ARI 4,771 ▲1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,169 ▲ +0.44% ETH $2,130 ▲ +1.38% XRP $1.3488 ▲ +0.72% SOL $83.7700 ▲ +1.07%
S&P 500 6,574 ▲0.69 % DOW 46,595 ▲0.55 % NASDAQ 21,814 ▲1.04 % NAFTA 100.24 ▼1.12 % ARI 4,771 ▲1.98 % S&P 500 6,574 ▲0.69 % DOW 46,595 ▲0.55 % NASDAQ 21,814 ▲1.04 % NAFTA 100.24 ▼1.12 % ARI 4,771 ▲1.98 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka uruar presidentin e FSHF-së, Armand Duka për rizgjedhjen

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka uruar sot presidentin e FSHF-së, Armand Duka për rizgjedhjen.

Në letrën e urimit, kreu i qeverisë së futbollit europian falenderon Dukën mbi arritjet e veçanta të futbollit vendas, por edhe punën përtej kufijve shqiptarë dhe angazhimin në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

“Vetë Federata Shqiptare e Futbollit është shtylla kryesore e komunitetit të futbollit dhe punon shumë për të mbajtur në qendër të vëmendjes çështje kyçe si pjesëmarrja në evenimente të rëndësishme apo zhvillimi i infrastrukturës. Anëtarë të Komitetit HatTrick të UEFA-s, ku ju jeni edhe zëvendëskryetar kanë vizituar së fundmi Shqipërinë për të parë nga afër progresin. Shumë shpejt, ju do të mirëprisni me ngrohtësi në skenë edhe futbollin europian, teksa do të luhet finalja e parë e UEFA Europa Conference League. Armand, personalisht, do të doja t’ju falënderoja për angazhimin tuaj në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Të shprehura më sipër janë arritje shumë të veçanta për futbollin në Shqipëri, por është gjithashtu e rëndësishme të vlerësosh të gjithë punën që bëni për futbollin përtej kufijve tuaj”, shkruan në letrën e urimit presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

Gjithashtu edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar presidentin Duka, ku përmes një telegrami urimi, e falënderon për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit dhe promovimin e vlerave të tij në Shqipëri.

Ndër të tjera presidenti i FIFA-s i uron edhe anëtarëve të sapo zgjedhur të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së sa më shumë suksese në të gjithë sfidat që janë përpara.

“Ju lutemi pranoni urimet e mia më të ngrohta dhe të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për një mandat katërvjeçar, në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2022 të FSHF-së të zhvilluar të martën në Tiranë. Do t’u isha mirënjohës nëse mund t’i përcillni urimet e mia për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur bashkë me ju, ndërsa shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj për të gjitha përpjekjet tuaja, punën dhe kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Shqipëri”, shprehet ai.

“Duke ju dërguar juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe sa më shumë suksese në të gjithë sfidat që janë përpara i nderuar President, pres të vazhdoj të punoj me ju për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri në vitet në vijim”, shkruan presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në letrën drejtuar presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.