Bota

Presidenti kinez viziton Poloninë, sërish për qëllime bashkëpunimi ekonomik

Polonia, ekonomia më e madhe e Europës Qendrore e Lindore, kërkon ta zgjerojë bashkëpunimin e saj me Kinën, me shpresën se kështu do të përshpejtojë zhvillimin e vet.

Vizita e Presidentit kinez, Xi Jinping, i shërben më së miri këtij synimi. Për nga pozicioni gjeografik, Polonia nuk përbën vetëm një udhëkryq për shtetet lindore e ato perëndimore, por edhe një bashkim të kulturave të ndryshme.

Pavarësisht numrit të madh të viktimave e nivelit të lartë të shkatërrimit nga Lufta e Dytë Botërore, ajo arriti ta ruajë në masë të madhe të paprekur pasurinë kulturore, e rindërtoi qytetet e rrënuara.

Reformat ekonomike e  kthyen shpejt në një model për të tjerët, por ndonëse vendet e BE-së mbeten partnerët më të mëdhenj tregtarë, Varshava po e forcon nga ana tjetër bashkëpunimin edhe me shtetet aziatike.

Si pjesëmarrëse aktive e nismës “Një brez, një rrugë” të propozuar nga Pekini, Polonia ishte i pari vend i Europës Qendrore e Lindore që iu bashkua Bankës aziatike të Investimeve në Infrastrukturë. E vënë në kërkimin e një zhvillimi afatgjatë, tani ajo kërkon të shndërrohet në një urë mes Azisë dhe Europës.

“Pas krizës financiare dhe krizës së vet BE-së, ne u përballëm me situatën e tkurrjes së fondeve nga blloku europian, ndaj tani po kërkojmë burime të reja investimi, burime të reja kapitali. Përballemi me sfidën e tejngopjes së tregut europian dhe, për këtë arsye, duhet të gjejmë një treg tjetër. Azia është një zgjedhje e natyrshme, e për rrjedhojë edhe Kina, si vendi më i madh e i rëndësishëm importues i saj”, tha Justyna Szczudlik, analiste.

Nisma “Një brez, një rrugë” është një strategji zhvillimore, përmes së cilës Pekini synon lidhjen dhe bashkëpunimin mes shteteve të Europës dhe atyre të Azisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button