🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,336 ▲ +0.7% ETH $2,057 ▲ +0.32% XRP $1.3148 ▼ -0.48% SOL $81.0300 ▲ +1.05%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

“Presidenti më informoi me fakte tronditëse”/ Basha: S’ka forcë që të ndalë rotacionin

Pas përfundimit të takimit mes Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij në selinë e PD-së, një takim i cili nisi rreth orës 13:30, kreu i Partisë Demokratike dha një deklaratë shtypi për mediat.
Basha zbuloi detaje rreth takimit të tij, paraditen e sotme me presidentin e Republikës, Ilir Meta.
“Presidenti më informoi me fakte tronditëse. Kemi diskutuar për shkeljet flagrante të mazhorancës ndaj Kushtetutës. Kjo qeveri tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese, po bën një grusht shteti. Kur bien garancitë kushtetuese, çdokush është i rrezikuar. KÇK-ja e Ramës pengon procesin që kemi me partnerët tanë perëndimorë. Nuk ka forcë mbi tokë që të ndalojë rrotacionin politik. Të vendosur për të ndjekur udhërrëfyesin e Gjermanisë, 9 kushtet”, u shpreh Basha.

Më tej shtoi:

“Për ne parlamenti është shpërndarë në 18 shkurt të vitit të kalaur. Tani ne jemi të orientuar nga zgjidhjet. Zgjidhja nuk mund të jetë vetëm tek partia jonë, rotacioni është i pashmangshëm. Rama kërkon të zgjasë dhe të shmangë zgjedhjet. Nuk ka forcë që të ndalë rotacionin dhe ardhjen në pushtet të opozitës së re. Ne do të vijojmë bashkëbisedimin me qytetarët dhe do shpalosim ofertën tonë dhe do kërkojmë një proces zgjedhor të ndershëm dhe një Reformë Zgjedhore. Nuk ka forcë mbi tokë që të ndalë rotacionin, unë dua që ta bëjmë më mjete politike, por bashkimi jonë do jetë i madh dhe i pashmangshëm.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.